MENU
klinika

Thirrja për tu mbledhur

“Mjaft me këtë pakicë politike!” Meta: Ju pres me 8 dhjetor

25.11.2019 - 14:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti më 8 dhjetor.

”Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998”, thekson Presidenti.

Ai deklaron se Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve.

“Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!??”, shkruan Presidenti Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët të vendosin nëse duan të rikthehen në diktaturë apo..."

DW shkruan për thirrjen e Metës për referendum

“Sot dita e Referendumit të tradhtuar”

Meta sfidon sërish: Koha për referendum të ri