MENU
klinika

Tmerri i zbuluar nga BBC

6 mijë shqiptarëve të vrarë në komunizëm nuk iu dihet varri

25.11.2019 - 07:49

Në një dokumentar të publikuar nga BBC, flitet për regjimin diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipëri, i cili zgjati rreth 40 vite, nga ku u vranë dhe u ekzekutuan shumë njerëz. Po ashtu u ndalua predikimi i fesë dhe u prishën kishat dhe xhamitë.
Gazetari Andreë Hosken i BBC-së flet edhe për Nikolin Kurtin i cili zbuloi një varr masiv në afërsi të Tiranës në Shqipëri teksa ai ishte në kërkim të eshtrave të xhaxhait të tij katolik, që u vra nga regjimi i Enver Hoxhës, shkruan opinion.al

“Për rreth 40 vite Shqipëria, një shtet me një popullsi 3 milion banorë ka qenë e shkëputur nga bota. Por çfarë ndodhi me 6 mijë njerëz të zhdukur përgjatë regjimit komunist…?

Në qendër të Tiranës ndodhet Piramida një muze simbolik i atij regjimi.

Nikolin Kurti rrëfen për xhaxhain e tij i cili ishte një Prift katolik në kishën e Tiranës, por pasi regjimi diktatorial ndaloi predikimin e fesë, atë e detyruan të punonte në kooperativën bujqësore. Për shkak se në fshehtësi ai predikoi fenë katolike ku dhe bënte pagëzime të kërkuara nga besimtarët në mënyrë të fshehtë, ai u ekzekutua nga regjimi i Enver Hoxhës. Varri i tij dhe i shumë njerëzve që u ekzekutuan në atë kohë ende nuk dihen.

Të afërmit e të zhdukurve i kanë bërë kërkesa kryeministrit aktual Edi Rama për gjetjen e eshtrave të të humburve dhe kthimin tek familjarët e tyre ”, shkruan BBC

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen