26.11.2019 - 08:21
Pas goditjeve të fuqishme të njëpasnjëshme të tërmetit që prej mesnatës, situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Durrësit, ku ka patur si dëme materiale po ashtu edhe në njerëz.
Raportohet për ndërtesa të shembura, si dhe deri tashmë 4 persona kanë humbur jetën.
Konica.al po ndjek situatën nga afër dhe mësohet se në një nga ndërtesat e rrëzuara në zonën e ish-kënetës, kanë mbetur 5-6 persona, me të cilët është arritur të komunikohet.
Mësohet se mes tyre ka edhe të plagosur e teksa forcat po përpiqen të nxjerrin banorët të afëmit e tyre kanë tentuar të futen brenda.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Viktima e tretë e konfirmuar zyrtarisht
Tragjedia/ Nxirret një tjetër grua e pajetë nga rrënojat në Thumanë
Regjistrohen lëkundje të tjera
Nuk mbarojnë pasgoditjet, tërmetet godasin sërish
Ende persona nën rrënoja
Thellohet bilanci i viktimave/ Zyrtarisht 6 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare
Emergjenca