26.11.2019 - 11:27
Shumë njerëz janë solidarizuar me Shqipërinë për situatën dramatike që po kalon vendi ynë pas tërmetit të fortë që ra sot në orët e hershme të mëngjesit.
Përveç shumë figurave të ndryshme, edhe sportistët shqiptarë anembanë botës janë solidarizuar me banorët e zonave të prekura.
Vëllezërit Xhaka, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj e shumë e shumë futbollistë të tjerë kuqezinj kanë përdorur storiet për t’u solidarizuar me Shqipërinë.
Edhe grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët” lutet për familjet e prekura nga tragjedia që pllakosur vendin tonë.