MENU
klinika

Rritet % e kredisë konsumatore

Kredia për individë/ Arrin në 12.4% të PBB-së

26.11.2019 - 14:59

Kredia për individë arriti në rreth 12.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të tremujorit të tretë të vitit, me një rritje prej 0.3 pikësh përqindjeje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në vlerë, portofoli i kredisë për individë është rritur me rreth 37 milionë euro, rritja më e lartë për këtë periudhë të vitit që pas shtrirjes së krizës financiare globale.

Duke përjashtuar efektin e kursit dhe të fshirjeve, në tremujorin e tretë kredia për individë ka shënuar rritje vjetore me rreth 7%, krahasuar me normën prej 6.4% në tremujorin e kaluar.

Bankat kanë raportuar vazhdimisht ofertë të përmirësuar për kredi, që, paralelisht me kërkesën në rritje për financim nga individët, kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të këtij portofoli.

Banka e Shqipërisë vlerëson gjithashtu se me hyrjen në treg të bankave të reja gjatë vitit 2019, konkurrenca në tregun e kredisë është rritur. Struktura e kredisë për individë dominohet nga portofoli i kredisë për blerje banesash.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, ky portofol përbënte rreth 69% të kredisë për individë, për një vlerë totale prej rreth 935 milionë eurosh. Por, megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, kredia konsumatore e ka rritur peshën specifike, me rreth 2.5 pikë %.

Kushtet më të lehtësuara të kredidhënies dhe në veçanti ulja e normave të interesit kanë mbështetur një rritje të huasë për konsum.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat

Zhvlerëson lehtë ekonominë e rajonit

BB: Ekonomia shqiptare projektohet të rritet me 3.7%