26.11.2019 - 15:54
Tërmeti që tronditi këto orë Shqipërinë, me disa viktima, ka sjellë solidarizim nga shumë personalitet dhe kryetarë shtetesh.
Ndër ta, së fundmi ka reaguar Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, televizionit dhe analizës.
Ai ka përcjellë solidaritetin për shqiptarët, duke cituar një thënie të njohur tonën.
“Tërmeti në Shqipëri: Një proverb vendas, thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptarëve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Një shqiptar mund ta rrëzosh aq sa mund të rrëzosh një mal”. Jam me zemër afër popullit shqiptar”, – shkruan, Sgarbi.