MENU
klinika

Shumë e trishtë!

Fotografitë e jetës në gulagët e Stalinit…

26.11.2019 - 07:44

Gjatë sundimit të Stalinit, një fjalë e gabuar mund të sillte policinë sekrete tek dera, gati për t’ju dërguar në një gulag sovjetik – një nga shumë kampet e detyruara të punës ku të burgosurit punonin derisa vdisnin.

Rreth 14 milionë njerëz u dërguan në gulagët sovjetik gjatë sundimit të Stalinit. Disa ishin të burgosur politikë, që kishin folur kundër regjimit sovjetik. Të tjerë ishin kriminelë dhe hajdutë. Dhe disa ishin thjesht njerëz të zakonshëm, të kapur duke mërmëritur një fjalë të papërshtatshme për një zyrtar sovjetik.

Edhe më shumë të burgosur erdhën nga Blloku Lindor i Evropës – vende të pushtuara që iu nënshtruan regjimit sovjetik. Familjet e priftërinjve, profesorëve dhe figurave të rëndësishme do të mblidheshin dhe dërgoheshin në kampet e punës, duke i mbajtur larg, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik ua “fshinte” sistematikisht kulturën e tyre.