MENU
klinika

Thaçi shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet

Presidenti i Kosovës në Thumanë: Do punojmë bashkërisht

27.11.2019 - 16:04
Në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmetet në Shqipëri, ka mbërritur kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre. Kosova gjatë kësaj kohe i është gjendur afër Shqipërisë. Duhet një kujdes maksimal, e do të veprojmë bashkërisht në këtë situatë të rëndë”, tha Thaçi.

Kujtojmë se Kosova ka ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, si me ushtri, ashtu edhe në forma të tjera.

Kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti u solidarizua me qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për përballimin e pasojave të tërmetit të djeshëm.

Në një mesazh për ”Twitter”, Kurti shton se populli i Kosovës po mobilizohet për të dhënë ndihmë vullnetare për qytetarët e Shqipërisë.

Sot u njoftua edhe heqja e taksës 5 euro të kalimit në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri, ndërsa zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli komunikoi se qeveria e Kosovës është gati të sistemojë 200 familje të prekura nga tërmeti.

Ndërkohë, qeveria Haradinaj e shpalli ditën e sotme ”Ditë Zie Kombëtare”, ndërsa u dhanë 500 mijë euro ndihmë nga qeveria e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kur ne kishim nevojë, ju hapët shtëpinë"

Kosova ndihmon Shqipërinë pas tërmetit

Nën gërmadha ende të bllokuar dy kosovarë!

Lutet ambasadori kosovar: Shpresojmë mos të ketë tragjedi


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë