MENU
klinika

Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima

28.11.2019 - 08:21

Ora 22:00/ Tjetër lëkundje, këtë herë epiqendra afër Vorës

Sapo është ndjerë një tjetër lëkundje para pak minutash në vendin tonë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në shumë zona të vendit, ndërsa epiqendra e tij ishte në afërsi të Vorës. Tërmeti kishte një magnitudë prej 3.7 ballësh.

11

Ora 21:24/ A do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Meta: E kam shprehur angazhimin…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot në mbrëmje për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka shprehur mirënjohjen e madhe për ndihmën e dhënë nga Kosova për përballimin e pasojave të rënda të tërmetit në Shqipëri.

“Falenderim të madh dhe shumë mirënjohje për Kosovën për gjithçka ka bërë dhe po bën. Reagimi i autoriteteve kosovare ka qenë i menjëhershëm. Ndihma ka qenë profesionale dhe masive”, është shprehur Meta.

I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me tërmetin, Meta ka sqaruar se “unë prej kohësh e kam shprehur angazhimin tim për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera.

Padyshim dhe në të ardhmen mund të mblidhet. Por më e rëndësishme tani është të merret seriozisht zgjidhja e problemeve me të cilat përballen aktualisht banorët më të prekur nga tërmeti”, – u shpreh Meta.

Ora 21:24/ “Shumë viktima në morgun e Tiranës”, policia njoftim urgjent

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë atyre personave që tentojnë të përhapin panik përmes njoftimeve false nëpër rrjete sociale, se do të ndiqen penalisht.

Në një deklaratë per mediat, Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi deklaroi se në një faqe në rrjetet sociale ishte përhapur një lajm i pavërtetë, ku flitej për një numër viktimash në morgun e Tiranës, jetë të humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Mësohet se për këtë fakt, policia ka proceduar dy persona.

Ora 21:07/ Spitali i Durrësit i dëmtuar nga tërmeti, drejtori i Emergjencave qetëson qytetarët

Drejtori i Urgjencave të Shqipërisë Skënder Brataj në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë me “News 24” tha se si pasojë e tërmetit dhe pas-goditjeve  është dëmtuar një pjesë e Urgjencës.

Brataj nënvizoi se Urgjenca në Durrës kishte dëmtime në mure, por jo në strukturë. Drejtori i Urgjencave shtoi se autoritetet kanë qenë në gatishmëri të plotë, madje punonjësit kanë punuar edhe jashtë orarit zyrtar.

“Një pacient është dërguar në Itali. Shumica e pacientëve nuk janë në gjendje serioze për jetën. Bëmë spostimin e Urgjencës së Durrësit. Unë duke dëgjuar edhe sizmologët mendoj se do të ketë lëkundje, por jo më ashtu siç ndodhi. Hyrja është bllokuar në një pjesë të Urgjencës. Nesër do të bëhet riparimi i murit.

Më shumë është dëmtuar muri sesa struktura. Spitali i Durrësit paraqitet i sigurt. Nesër do rregullohet edhe muri. Kemi njerëz që punojnë edhe jashtë orarit, sa herë shikojnë fluks njerëzish që kanë nevojë për ndihmë.  Masat ishin marrë, sepse unë kam punuar edhe në Itali. Ne e përballuam situatën”, deklaroi Brataj.

Ora 20:26/ “Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit Rama mes viktimave të tërmetit”, CNN artikull të veçantë për Gregor Ramën

foto galeri

“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e Ramës”. Kështu shkruan CNN sot, teksa flet për tragjedinë që po kalon populli shqiptar që ka prekur dhe Gregor Ramën, djalin e kryeministrit shqiptar.

“Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj. Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një Instastory, në të cilën shkruante se ‘mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu im i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain’”, shkruan më tej CNN.

Ora 19:20/ Ministria e Mbrojtjes publikon listën e personave që humbën jetë

Ministria e Mbrojtjes raporton për mediat se deri më tani janë konfirmuar nga Policia e Shtetit 46 viktima. MM ka bërë me dije emrat e 46 personave që kanë ndërruar jetë si shkak i tërmetit 6.4 ballë Righter që tronditi vendin më datë 26 nëntor 2019.

Lista me emrat e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit 6.4 ballë me epiqendër në Durrës:

1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13

5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.

6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13

7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18

8-Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18

9-Sehadete Lala, 04.02.1940, gjetur në L 18

10-Diena Karanxha, L 18

11-Eduart Reçi L 18

12-Shemsedin Abazi gjetur L13

  1. Dolora Reçi, 49 vjeë lagja Nr.18
  2. Klaus Reçi, vjeç 21. Lagja Nr.18.

15.Griselda Lala vjeç 22, lagja Nr. 17

16.Rozeta Maçja vjeç 59,lagja Nr.18

17 Sotiraq Misho,vjeç 49, lagjja 13

18.Nafije Haziz Rexhepi vjeç 10.09.1945  lagja 6

19.Marjeta Isuf Lala       08.10.1988           lagja 18

20.Emilio  Albert Lala      7 vjec                    lagja 18

21.Dionis  Albert Lala      30.01.2018          lagja 18

22.Dionisa Albert Lala     30.01.2018          lagja 18

Krujë –  22 persona në total,  të identifikuar si më poshtë:

1-Bukurije Leka

2-Erisa Cara

3-Ariela Lala 4 vjeç

4-Fatmira Cuka 44 vjeç

5-Selvie Lala 77 vjeç

6-Saimir Greku

7-Sardi Cuka 18 vjeç

8-Hajrie Vata 65 vjeç

9-Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

10-Drita Cakoni    58 Vjeç

11-Pëllumb Greku 57 Vjeç

12-Çelike Grupieku  57 Vjeç

13- Hajredin Çupi, 66 Vjeç

14-Kastriot Cakoni, 58 vjeç

15- Fatmira  Cara vjeç 54

16- Hasan   Cara vjeç 16

17-Roledi   Vata vjeç 3

18-Suada    Hysa  vjeç 18

19-Ankthi  Cara vjeç 65

20-Adelina Kabili vjeç 20

21-Almir Cara vjeç 26

22- Stela Zvergeci vjeç 20

….

  1. Lezhë: Evis Hoxholli 32 vjec, hedhur nga lartësia për shkak të panikut
  2. Kurbin : Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

Ora 18:54/ Vepra të mëdha me duar të vogla, fëmijët dhurojnë kursimet

Situata e jashtëzakonshme e tërmetit në Shqipëri ka vënë në lëvizje të gjithë vendin. Përveç të rriturve, edhe të vegjëlit janë munduar të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti. Aktori dhe Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka publikuar një foto prekëse të disa vogëlushëve, të cilët kanë trokitur në dyert e Bashkisë për të dhuruar gjithçka që kishin kursyer.

“U afruan tek Bashkia me derkucët e vegjël në duar dhe dhuruan kursimet e tyre për fëmijët e prekur nga tërmeti. 151 mijë lekët e tyre ishin emocioni më i madh.”- shkruan Isai në postim.

151 mijë lekët e vjetra që ndodheshin brenda derrkucëve do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Ora 18:26/ “Në nevojë jemi bashkë!”/ Rama publikon videomesazhin e Bashës

Rama-basha-a poe ndihmojne njeri tjetrinkonica.al

Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë në Twitter, mesazhin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke theksuar se pavarësisht ndasive politike, në orë nevoje kombi është i bashkuar.

Ora 17:39/ Dorëzohet Durrësi, rëndohet bilanci, shkon në 47 numri i viktimave

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, duke e çuar në 47 numrin e viktimave, dhe 750 të lënduar.

4 trupt e pajetë në zonën e Kënetës në familjen Lala, mësohet se u përkasin Marjeta Lalës, Emilio Lalës dhe Dionis e Dionisa Lalës, nëna me 3 fëmijët e saj.

Ndërkohë në Lagjen nr. 6 në Durrës janë nxjerrë dhe dy trupat e 2 grave të mbetura nën rrënoja janë identifikuar dhe bëhet me dije nga burimet se ato janë Nafie Rexhepi rreth 80 vjec dhe Xhuljeta Gjonaj rreth 53 vjeç.

Bëhet me dije se kërkimet në Kënetë në banesën e familjes Lala vijojnë kërkimet edhe për një trup tjetër që dyshohet se është ende në gërmadha dhe bëhet fjalë për Ilir Lalën, djalin e paralizuar të kësaj familje, xhaxhai i 2 binjakëve të gjetur sot të vdekur.

Ora 17:06/I përlotur, plaku nga Medvegja dhuron 10 euro: Unë nuk mundem më…


Një burrë i moshuar nga Medvegja, në një intervistë dhënë për mediat e Kosovës tregon mes lotësh se ka vetëm 10 euro e se ata do i dhurojë për Shqipërinë.

Siç shihet në këtë video të bërë virale, plaku nga zona e Luginës së Preshevës, shprehet se do me shpirt të ndihmojë Shqipërinë për këtë tragjedi të ndodhur.

Ai nis të qajë për Shqipërinë, ndërsa thotë se mezi ka fituar para, pasi ka bërë një jetë refugjati.

Ora 16:44/ Solidariteti i shteteve për tërmetin/ Katari krah Shqipërisë

Më 27 Nëntor, në Bashkinë Durrës mbërritën ndihma të tjera nga Fondi i Katarit për Zhvillim në koordinim me Qatar Charity, me nevojat urgjente për të prekurit, përfshirë shtretër, batanije, dyshekë e materiale të tjera, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Shtetit të Katarit z. Ali Bin Hamad Al Marri dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Valbona Sako.

Ambasadori theksoi solidaritetin e Katarit dhe popullit të tij me Shqipërinë dhe popullin e saj. Ai shprehu ngushëllimet e tij të thella për viktimat e tërmetit, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpëtim të shpejtë për njerëzit që ende janë nën rrënoja.

Ambasadori nënvizoi se ai u vendos në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët në Shqipëri dhe Katar që ditën e goditjes nga tërmeti, dhe se sasi të tjera të mëdha ndihmash do të vijnë, ku përfshihen materiale të nevojshme për ti ardhur në ndihmë vendit dhe për të lehtësuar vuajtjet e të prekurve, duke theksuar se kjo ndihmë nuk do të ndalet dhe se Shteti i Katarit është plotësisht i gatshëm të ofrojë më shumë mbështetje për të dëmtuarit nga tërmeti.

Ora 16:13/ Pompeo nuk harron Ditën e Pavarësisë, një mesazh për shqiptarët

Sekretari Amerikan i Shtetit Michael Pompeo ka dërguar një mesazh për Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Pomepo në mesazhin e tij thotë se populli amerikan ndodhet pranë popullit shqiptar në këto ditë tragjedie nga tërmeti. Po ashtu, Pompeo thekson se SHBA mbështet integrimin e mëtejshëm europian të Shqipërisë dhe reformat që ajo po ndjek drejt zhvillimit.

Ora 16:12/ 107-vjetori i pavarësisë/ NATO dërgon mesazh ngushëllimi

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) i ka dërguar një mesazh Shqipërisë me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë.“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Zemrat dhe mendjet tona janë në solidaritet me aleatin tonë të NATO-s, që po kalon një periudhë të vështirë”, thuhet në mesazhin e aleancës në rrjetet sociale.

Ora 15:52/ 42 viktima/ Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat

Ka shkuar në 42 numri i viktimave të tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e së martës, 26 nëntor. Është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës. Nuk dihet ende se trupi i cilit prej të pagjeturve ende është gjetur pasi policia e ka rrethuar zonën dhe nuk lejon të afrohet askush. Babai i 4 fëmijëve që dyshohet se kanë humbur jetën nuk është lejuar të shkojë aty. Nën rrënoja ndodheshin Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, person me aftësi të kufizuara, Marjeta Lala, nëna e katër fëmijëve, 3 fëmijët e Marjetës, Emilio dhe Dionis e Dionisa, binjakë.

Ora 15:25/ Meta: Testimi i godinave duhet të nisë urgjentisht

Presidenti ka ndarë në Facebook një këshillë të Zef Mazit, për nevojën urgjente sipas tij të testimit të godinave, pas tërmetit të fuqishem që goditi vendin. “Një këshillë shumë e rëndësishme, që urgjentisht duhet vlerësuar”, – shkruan Meta duke postuar dhe keshillën e Zef Mazit, -ish-ambasador i RSh pranë Agjensisë Ndërkombetare të Energjisë Berthamore.

Ora 14:50/ 1 mln euro, Behgjet Pacolli dhuron për të prekurit nga tërmeti

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar 1 milion Euro ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ky donacion sipas Pacollit shkon për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”.

Ora 13:12/ AMA: Mediat t’i rezervojnë të miturit

Autoriteti i Mediave Audiovizive këshillon të gjitha redaksitë e mediave që të jenë të kujdesshëm në përcjelljen e informacioneve që lidhen me tërmetet.

Në një deklaratë, AMA kërkon nga gazetarët që mos intervistojnë të mitur të familjeve që kanë pësuar humje të jetëve njerëzore.

“AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti.

Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik”- thuhet në njoftim.

AMA thotë se është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.

Ora 12:35/ Ndihmat/ Rama bën thirrje sërish: Ju lutem boll më me ushqime!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i është drejtuar sërish qytetarëve shqiptar duke kërkuar prej tyre që mos të dërgojnë më ndihma ushqimore për familjet e prekura.

Ai thekson se kanë ardhur pafund ndihma ushqimore e veshmbathje dhe hapësirat e magazinimit po shterrojnë.

Shefi i qeverisë thotë se tani është kohë për të kontribuuar financiarisht përmes të gjithë platformave të vëna në dispozicion, përfshirë edhe e-Albania.

Postimi i Ramës:

JU LUTEM? JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA? Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi? FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ?

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi? NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik?

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH?

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz? Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish… JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR?

e-albania.al/dhuro ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE???

Ora 12:18/ Shkon në 41 numri i viktimave

Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin mëngjesin e së martës.

Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës.

Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Durrës.

Ora 12:14/ Panik në Durrës, tërmeti dëmton spitalin

Një tjetër lëkundje e fortë ka tronditur këtë mesditë Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

Mjekët janë parë duke dalë me vrap jashtë, si dhe spitali ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmeti.

Raportohet se ka persona të lënduar dhe të traumatizuar, ku kanë lënë ambientet edhe personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ora 12:06/ Tërmeti shemb 20 shtëpi në Kavajë, 12 persona të lënduar

Tërmeti ka prekur edhe Kavajën, ku si pasojë janë plagosur 12 persona jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali në një lidhje telefonike për Ora News tha se në total janë 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar.

“Dëme materiale kemi goxha, janë 6 pallate të dëmtuar dhe 20 shtëpi private të shembura. Një pjesë nga pallatet janë dëmtuar edhe nga tërmeti i parë”- tha Krali.

Ai tha se janë marrë masa edhe për akomodimin e të prekurve nga tërmeti.

“Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel. Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”- tha ai.

Në Kavajë shkoi edhe kryeministri Edi Rama, për të parë situatën atje.

Ora 12:04/ Sërish rrugëve/ Lëkundet Shqipëria me 5.2 ballë

Një tjetër lëkundje sapo është ndjerë në vendin tonë.

Kjo pasgoditje ishte e fortë dhe është ndjerë në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera.

Lëkundja sipas EMSC ishte e shkallës 5.17 ballë.

Ora 11:51/ Dy pasgoditje të tjera tërmeti në detin Adriatik

Dy lëkundje të tjera të njëpasnjëshme janë ndjerë në Durrës vetëm pak minuat më parë.

Lëkundja e fundit ka rënë në orën 10 e 25, teksa ka qenë me magnitudë 4.0.

Sipas ekspertëve këto paslëkundje janë normale duke patur parasysh edhe situatat e mëparshme me tërmetet.

Ora 11:46/ Bilanci i situatës në qarkun e Lezhës

Është bërë një bilanc i situatës në qarkun e Lezhës pas tërmetit.

Pas verifikimeve deri në ditën e sotme (28 nëntor) janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private.

Situata në qarkun e Lezhës

-Bashkia Kurbin

Janë verifikuar 28 pallate, që përbëhen nga 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me rreth 300 banorë në njësitë administrative Kurbin. Banesat e verifikuara janë të dëmtuara rëndë dhe sipas mendimit të specialistëve janë të pabanueshme ose paraqesin rrezikshmëri për banim.

Kemi 6 qendra akomodimi me rreth 35 çadra dhe janë akomoduar rreth 500 qytetar, të cilët janë trajtuar me shërbimet e nevojshme.

Sipas kërkesës të bashkisë janë vlerësuar për tu evakuuar rreth 250 familje në ambiente hoteleri etj. Rreth 100 familje të vlerësuara për evakuim, janë stabilizuar tek të afërmit e tyre.

-Bashkia Mirditë

Janë verifikuar 13 pallate që përbëhen nga 250 apartamente me rreth 1000 banorë si dhe 50 banesa me rreth 200 banorë një njësitë administrative Mirditë. Nga verifikimi i banesave në pallate, rezulton se janë të dëmtimeve të lehta dhe të mesme, kurse në banesa janë të mesme dhe të rënda. Janë akomoduar rreth 100 banor duke ju ofruar shërbimet e nevojshme. Bashkia merr përsipër, për familjet e evakuara, të sistemohen në territorin e saj, në konvikte, hotele dhe tek të afërmit.

-Bashkia Lezhë

Janë verifikuar 15 pallate me 300 apartamente, me rreth 1200 banorë si dhe 130 banesa me rreth 600 banorë në njësitë administrative Lezhë.

Kemi 4 qendra akomodimi, ku janë sistemuar rreth 250 qytetar në qytetin Lezhës dukë ju ofruar shërbimet e nevojshme. Deri tani nuk kemi informacion për numrin e banorëve që mund të evakuohen në hoteleri.

Ndërkohë bëhet thirrje për dërgimin e specialistëve në fushën e ndërtimit, me qëllim, përcaktimin e shkallës së dëmtimeve në konstruktet e pallateve, vlerësimin e tyre për banim.

Ora 11:37/ Paniku online/ Rama paralajmëron portalet: Do t’ju mbyll!

Ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vijon në zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri Edi Rama, ka një paralajmërim për portalet e kanalet e informimit, të cilët informojnë nga terreni prej orëve të para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2019

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”-shkruan Rama ndërsa thekson se:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2019

Ora 11:17/ Përvjetor i zi/ BE: Më shumë se kurrë pranë popullit shqiptar!

Bashkimi Evropian uron 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një përvjetor i zi ky për popullin shqiptar, i cili u trondit nga tërmeti apokaliptik me magnitudë 6.4.

Në një mesazh në “Facebook”, BE shkruan se sot është pranë popullit shqiptar më shumë se kurrë, dhe mendimet e tyre shkojnë më së shumti për ata që janë goditur nga fatkeqësia.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar. #BEpërShqipërinë ????”, thuhet në njoftimin e BE.

Ora 11:03/ Kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat

“Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar”, kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 Nëntorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.

I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë.

Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.

Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime.

Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Ora 10:58/ Gjirokastër, 8 tonë ushqime për të prekurit nga tërmeti

Vijon dhënia e ndihmave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për përballimin e situatës së vështirë ku gjenden banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër ka dhuruar rreth 8 tonë produkte ushqimore (miell, sheqer, ujë, oriz, vaj, makarona etj), në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Dy ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të ndihmuar zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës.

Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, e më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ka bërë thirrje Operatorëve të Biznesit Ushqimor të kontribuojnë për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira banorëve të prekur nga tërmetet.

Ora 10:48/ “Mos hyni në banesat e dëmtuara në asnjë mënyrë”, ja ç’ po ndodh me tokën!

Sizmologu Llambro Duni ka folur sërish lidhur me situatën kaotike të krijuar nga tërmeti katastrofik, si dhe për fenomenin e pazakontë se Durrësi është ngritur me 10 centimetra.

Sizmologu tha se kjo zhvendosje e qytetit është e natyrshme, pasi tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm.

Ndërkohë, ai bëri dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, që iu janë dëmtuar banesat, teksa iu tha se nuk duhet të tentojnë të hyjnë brenda në asnjë mënyrë.

  • Çfarë do të thotë të ngrihet Durrës me 10 cm?

Kemi të bëjmë me një thyerje tektonike. Tërmetet kanë disa lloj mekanizmash, kanë lëvizje poshtë, sipër. Ai ka lëvizur në drejtimin lart dhe është e natyrshme një zhvendosje e tillë për një tërmet të përmasave të tilla.

  • Çfarë duhet të bëhet me ndërtesat?

Është një tërmet shumë, shumë i fuqishëm. Është e domosdoshme që njerëzit të mos ndërmarrin aventura të hyjnë në struktura që janë të dëmtuara. Ato janë duke u inspektuar. Njerëzit nuk duhet të tentojnë të hyjnë në këto ndërtesa, në asnjë mënyrë. Duhet të ndjekin këshillat për t’u strehuar në zona të tjera, deri sa të merren masa të mëtejshme se çfarë duhet bërë me këto struktura.

Ora 10:37/ Hajdari: Ky përvjetor Pavarësie na gjeti të mbërthyer në dhimbje

Deputetja Rudina Hajdari përkujton 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky përvjetor i gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje.

Hajdari thekson se kujtimet e këtij tërmeti katastrofik do na ndjekin gjatë gjithë jetës, ndërsa bën thirrje që të mbështesim sa më shumë familjet e prekura.

“Këtë herë 107 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje. Kujtime që do na ndjekin gjatë gjithë jetës tonë. Sot e gjithmonë duhet të nderojmë viktimat e pafajshme të tërmetit, qytetarë të denjë të Shqipërisë. Të mbështesim familjarët e tyre dhe njëri-tjetrin për t’i dhënë forcë edhe kur forca duket e pamundur.

Rimëkëmbja nga kjo tragjedi do jetë e vështirë por solidariteti njerëzor, i pakufinj, është ai që po na mban të gjithëve me shpresë”- shkruan Hajdari.

Ora 10:20/ Braktiset Durrësi, qyteti pushtohet nga errësira

Ankthi dhe frika ka mbërthyer qytetarët e Durrësit.

Prej dy netësh në pallatet apo banesat në qytetin bregdetar nuk ka asnjë dritë të ndezur.

Raportohet se qytetarët kanë braktisur qytetin duke u larguar drejt jugut dhe lindjes së vendit, si edhe në Kosovë.

Sipas informacioneve, më të dëmtuara janë pallatet e ndërtuara pas viteve ’90.

Ndërsa pallatet para ’90 nuk kanë pësuar plasaritje.

Ora 10:15/ Banorët e Krujës apel për ndihmë

Të shumtë kanë qenë banorët kanë kërkuar ndihmë pas situatës dramatike.

Një pallat tre katësh në Krujë, brenda të cilit jetojnë 10 familje ka pësuar dëmtime të mëdha nga lëkundjet sizmike.

Banorët e lagjes nr.4 apelojnë për ndihmë tek strukturat e shtetit, ndërsa tregojnë edhe situatën e rënduar përmes pamjeve filmike.

Ata thonë se pallati nuk është i banueshëm.

“Seç e mban në këmbë këtë vetëm Zoti i madh e di. Ka ikur krejt. Na ka ruajtur Zoti robt. Ka mbarur krejt. Në Krujë Lagjja nr.4 ka dhjetë familje që e kanë kaluar natën jashtë”-thotë qytetari.

Ora 10:03/ “Kjo ditë na gjeti në zi”/ Meta: Të nderojmë Flamurin Kombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një foto nga Sukthi, ndërsa mban në krah një vogëlushe të veshur me simbolin tonë kombëtar.

Ai fton qytetarët të nderojnë flamurin tonë kombëtar dhe të qëndrojnë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit.

Kreu i Shtetit shkruan se “sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten”.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni! Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar. Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.

Ora 09:51/ Flamuri kombëtar mes rrënojave/ Lleshaj: Të goditur fort, por jo të thyer!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Festa e Flamurit ka gjetur çdo shqiptar të goditur fort nga tragjedia e tërmetit që la pas dhjetëra viktima.

Ministri ka publikuar një foto të flamurit kombëtar, i cili u gjet nga forcat e kërkim shpëtimit shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga rrënojat e banesave në Thumanë.

Postimi i Lleshajt:

28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer. Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.

Ora 09:40/ “Errësira na rrethon”, Rama: Këto festa të kthehen në ditë solidariteti

Kryeministri Edi Rama, ka uruar ditën e Pavarësisë, duke publikuar adresën ku çdo shqiptar mund të kontribuojë për të prekurit nga tërmeti.

Rama thotë se këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar.


“MIRËMËNGJES dhe me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE.”, -shkruan Rama.

Ora 09:39/ Post- tërmeti/ OKB asiston qeverinë shqiptare

Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, kanë shkuar në Shqipëri në ndihmë të qeverisë shqiptare, një ditë pas tërmetit.

“Dy anëtarët e ekipit të mbështetjes teknike mbërritën sot në Tiranë duke iu bashkangjitur ekipit europian të mbrojtjes civile, për të ndihmuar qeverinë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit,”- tha sot zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric në konferencën e përditshme të shtypit mbajtur në selinë e OKB në Nju Jork raporton “Deutsche Welle”.

Dujarric pati njoftuar një ditë më parë dërgimin e dy teknikëve të OKB në Shqipëri. Ai dha të dhënat e ditës së djeshme për numrin e viktimave që kanë humbur jetën, janë lënduar apo janë shpëtuar, duke shpjeguar se “operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë duke u ndihmuar edhe nga ekipet ndërkombëtare të vendeve fqinjë”.

Zyra e OKB që merret me vlerësimin dhe koordinimin në raste katastrofash, UNCTAD, ndihmon vendet në fazën e parë të krizave që shkaktohen nga tërmete, uragane, përmbytje apo gjendje të tjera kritike.

Duke i dërguar ngushëllimet e OKB familjarëve të viktimave, Dujarric siguroi në emër të OKB se: Ne sigurisht që jemi të gatshëm të dërgojmë ndihmë të mëtejshme për qeverinë e Shqipërisë.

Një ditë më parë ai pati siguruar se OKB ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore në Shqipëri.

Ora 09:21/ Varrimi sot në 1, Manjola nuk e di që ka humbur burrin dhe vajzën

Familja Cakoni ka humbur dy anëtarë të saj, kryefamiljari Kastriot Cakoni dhe vajza e tij Dirta Cakoni, ndërsa në gjendje të rëndë është edhe bashkëshortja e Kastriotit, Manjola Cakoni.

Motra e Manjolës, Siamira Baçi mes lotës thotë se Manjola ende nuk është në dijeni që ka humbur burrin dhe vajzën.

“Sot bëhet varrimi në orën 1. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë shumë të plagosur nga zemra sepse sot përcillet një engjell.

Ne jemi të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike. Djali i saj është shumë mirë, por motra është në gjendje shumë kritike” tha Siamira Baçi.

Ora 09:21 / Basha: Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak

Në 107-vjetorin e Pavarësisë, kryetari i PD, Lulzim Basha i është drejtuar bashkëqytetarëve me një videomesazh prekës, për shkak edhe të tërmetit vdekjepururës.

“Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak”- thotë Lulzim Basha.

Megjithë ndasitë tona, tha Basha-në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar.

Mesazhi i Lulzim Bashës

Të dashur bashkëqytetarët e mi!

Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë.

Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.

Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak.

Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Gjatë këtyre tre ditëve, kemi përjetuar disa prej orëve më të vështira të viteve të fundit, por po kështu kemi parë më të mirën e njerëzve tanë.

Njerëzit e parë që u sulën mbi rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit, pa menduar dy herë për rrezikun që u kanosej; Mjekët dhe infermierët që punojnë pa orar për të mjekuar të lënduarit; Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë dhe kontribute për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë.

Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri.

Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.

Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve.

Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin.

Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Ora 09:09/ Babai i lutet qeverisë t’i dërgojë vajzën për mjekim në Itali

Familja Biqiku është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkëshortja dhe njëra nga dy vajzat, Sabina kanë pësuar fraktura në kokë, këmbë, e duar. Ndërsa vajza e vogël tjetër e familjes, Xhesika ndodhet në reaminacion.

Asaj i kanë dalë letrat për tu dërguar për mjekim në Itali por ende nuk është zyrtarizuar. Baba i 20-vjeçares me lot në sy i kërkoi qeverisë që të dërgojë vajzën për mjekim jashtë vendit.

Ilia Biqiku tha se vajza ka marrë dëmtime në tru pasi i kanë rënë tullat në kokë.

“I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka”- tha babai i vajzës, Ilia Biqiku.

Ora 08:55/ Serbët, kosovarët, shqiptarët, tërmeti bashkon ish-armiqtë

Ata janë bërë bashkë duke gërmuar nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës në kërkim të mrekullisë, shpirtrave të gjallë.

Saktësisht njëzet vjet pas luftës në Kosovë, për herë të parë pas shpërbërjes së saj të përgjakshme dhe spastrimit etnik, ish jugosllavia e dikurshme duket se është ringritur, me qëllimin e saj më të mire.

Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, qoftë edhe vetëm për disa ditë, në përpjekje për të shpëtuar jetët e goditura nga tërmeti që goditi bregdetin shqiptar dhe rrethinat e kryeqytetit natën midis të hënës dhe të martës.

Që prej ditës së djeshme, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi dhe Shkupi, kanë formuar një zinxhir njërëzor shpëtimtarë.

Italian search and rescue team search for six members of Lala family stuck under the rubble of a collapsed building in the town of Durres on November 27, 2019 in Durres, after an earthquake hit Albania. – Albania was in national mourning on November 27 as emergency workers continued to pull bodies from the ruins of buildings gutted by a violent earthquake, with nearly 30 dead found so far and more than 40 rescued alive. Tirana declared a state of emergency in the areas hardest-hit by the November 26 pre-dawn earthquake: the coastal city of Durres and the town of Thumane, where victims were trapped by toppled buildings. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Zjarrfikësit, ushtarët, njësitë e qenve, ekipe me uniforma me stema dhe flamuj të ndryshëm, dikur armiqësorë me njëri tjetrin, janë në garë për të rikuperuar të gjallë dhe viktima.

Ata mund të mos vëllazërohen, por kanë bashkuar forcat për një qëllim të përbashkët.

Në Thumanë, një njësi serbe nga Nishi, e përbërë nga rreth 20 zjarrfikës, mbërriti dje dhe iu përvesh punës për të gërmuar nëpër rrënojat e një ndërtese tre katëshe të shembur pjeserisht.

Pak metra më tutje vazhdojnë punë zjarrfikës nga Prishtina dhe një grup ushtarësh me emblemën e Republikës së Kosovës, të qepur në mëngët e uniformës.

“Askush nuk ka patur probleme – sigurojnë ata – në fakt, mbase kjo është koha për t’u bërë miq”.

Ata shprehen se, “Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona”.

Ora 08:49/ Nxirret trupi i pajetë në Durrës, viktima e 40 e tërmetit

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit. Roza Meçja është nxjerrë e pajetë nga gërmadhat e godinës 6-katësh pranë Kryqit të Kuq.

Kjo e ka çuar në 40 numrin e viktimave. Kërkimet vijojnë për 5 persona që mendohet se ndodhen nën rrënojat në zonën e Kënetës.

Bilanci i viktimave të tërmetit u rëndua pasditen e djeshme pas nxjerrjes nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të trupave të pajetë të Griselda Lalas, 22 vjeç dhe rreth orës 19 të mbrëmjes edhe trupat e dy viktimave, të identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.

3 trupa të tjerë të pajetë u nxorrën nga rrënojat në Thuamën rreth orës 4 të mëngjesit.

Ora 08:42/ Jo më ndihma! Rama tregon se për çfarë ka nevojë sot në Durrës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes, lidhur me situatën katastrofike, në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se për momentin nuk nevojë për ndihma, pasi janë mbledhur masivisht nga të huajt, por duhet bërë shpërndarja dhe koordinimi i tyre në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë.

I prekur në masë nga kjo situatë, Rama tha se vatra më e zjarrtë është në Thumanë, ku po pritet që të përcillen të vdekurit dhe më pas familjarët e prekur të sistemohen menjëherë.

“Nuk ka më nevojë për ndihma, pasi falë jush ka masivisht, por mund të ketë nevojë për më shumë bashkërendim dhe koordinim. Ju lutem të gjithë atyre që do të vijnë të drejtohen te Ministria e Mbrojtjes, në mënyrë që të bëjnë një ndarje sa më të drejtë të ndihmave. Plaga është te strehimi, ndaj dhe duhet të fokusohemi te ky kontribut.

Është një situatë me përmasa të atillë që do të kishte lëkundur shtete shumë më të mëdha se sa ne. Është bërë një super-pune, me një investim moral dhe fizik. Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë rrugë tjetër t’i shmangemi kësaj sfide, që do shënojë në memorien tonë një nga momentet më të pashlyeshme në çdo aspekt.
Në faqen e ‘e-albania’ pashë të dhënat, ka kontributorë të mëdhenj, por ka dhe kontributorë të vegjël, por që janë tejet të çmuar.

Në Thumanë i kemi njerëzit në çadra, sepse aty është një vatër e zjarrtë tragjedie. Por, së pari na duhet të përcjellim të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 39. Menjëherë pas momenteve të lamtumirës së dhimbshme, do të jetë gati gjithë logjistika për t’i strehuar, ushqyer dhe asistuar”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se po punohet pa pushim, natë e ditë për të garantuar çdo nevojë ndaj familjeve të prekura.

Sipas tij, edhe pse situata vijon të jetë e rëndë, ekipet duhet të punojnë për inventarizimin e familjeve që strehohen në hotele, por dhe verifikimet konkrete në terren në banesat apo shtëpitë e shkatërruara.

Teksa foli gjatë para ministrave, Rama pohoi se çdo familje e prekur do trajtohet me solidaritet të plotë.

“Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është rritur, kërkimet pa pushim të trupave heroike të shpëtimit nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat, ata të cilët kanë vijuar dhe vijojnë të punojnë në kushtet e një rrezikshmërie tanimë shumë të lartë, qofshin përfaqësues të trupave tona dhe jo vetëm.

Është momenti për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumtizuar dhe nuk është momenti për audiencë, like dhe komente. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real. Kjo është koha e psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë, që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime.

Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre. Tani është momenti për të inventarizuar të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë verifikime strikte të familjeve që strehohen në hotele. Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventarizohen.

Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar që dje, është në fazën fillestare të punës dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohje për gjithë sakrificën së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rënë detyra të përballajojnë situatën në vijën e frontit, duhet të garantojmë përfshirjen e të gjithë inxhinierëve nga të gjithë rrugët e jetës nga sektori publik e privat” -tha Rama.

Ora 08:36/ Thumanë ndërpriten kërkimet, Durrës vazhdojnë ende

Grupet e kërkim-shpëtimit rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë nxjerrë nga rrënojat tre trupa të tjerë të pajetë në Thumanë, duke e çuar bilancin tragjik në 39 të vdekur dhe mbi 600 të tjerë të plagosur.

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ndërkombëtare është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë në Durrës puna vijon me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama theksoi në mbledhjen e sotme të qeverisë se çdo familje e prekur do të trajtohet me solidaritet dhe vëmendje maksimale.

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima.

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.

Nisur nga kjo situatë katastrofike, prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për 30 ditë, ndërsa dita e djeshme ishte ditë zie kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet

“Të gjithë shqiptarët janë në ankth”

Haki Çako jep shifrat: 20 vetë gjenden nën rrënoja

E zbulon sateliti Sentinel-1 i ESA-së

Tërmeti e ka ngritur Durrësin me 10 centimetra!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!