MENU
klinika

Respekti për viktimat nga tërmeti

Kosova rinis futbollin me lot e heshtje për Shqipërinë

28.11.2019 - 14:59

Pas Maqedonisë së Veriut, sot ishte radha e futbollit kosovar që të mbante një minutë heshtje në respekt për viktimat e tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

FSHF shtyu kampionatet e veta deri në një afat të pacaktuar, po ashtu edhe Kosova, ndërkohë që sot janë rikthyer ndeshjet e kupës në këtë vend.

16 ndeshje të Kupës së Kosovës ishin të parashikuara të luheshin në ditën e djeshme, por për shkak të zisë kombëtare kanë vendosur të zbresin në fushë vetëm sot.

Një gjest i madh, ndërkohë që sensibilizimi nga shqiptarët e Kosovës ka qenë i madh dhe shumë i lavdërueshëm. Ndërkohë, gjatë heshtjes shumë tifozë janë parë të përlotur, madje edhe lojtarët ishin të trishtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”