MENU
klinika

Nga EuObserver

BE e përballon Kinën edhe kështu!

28.11.2019 - 17:39

Tani që pengesat për fillimin e komisionit të vetë-deklaruar ‘gjeopolitik’ janë zhdukur, presidentja Ursula von der Leyen dhe grupi i saj duhet të mbrojnë vlerat evropiane.

Tani, peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më i paqëndrueshëm kërkon që BE të projektojë interesat e saj më me forcë në skenën globale.

Me shumicën e politikave të BE-së të zbatuara nga shtetet anëtare, sundimi i ligjit është i nevojshëm nëse duan të arrijnë ndikimin e dëshiruar në të gjithë territorin e unionit.

Ndarja e pushteteve nuk mund të jetë kurrë absolute, megjithatë BE-ja duhet të qëndrojë e forte, dhe me një qëllim të qartë politik.

Vetëm duke ruajtur reputacionin e saj për pavarësi dhe integritet, Evropa mund të vazhdojë ta përdorë “fuqinë e saj të butë” në mënyrë efektive.

Kjo është shumë i rëndësishme për mënyrën sesi Evropa i përgjigjet Kinës që gjithnjë e më shumë pretendon se është një fuqi e madhe ekonomike, politike dhe teknologjike.

BE nuk është një fuqi e Paqësorit dhe kështu nuk e sheh Kinën si një konkurrent gjeopolitik siç bën SHBA.

Interesat evropiane në Azi në përgjithësi janë kryesisht komerciale.

Përballja me Kinën nuk është një politikë tërheqëse, por BE-ja mund të kufizojë ndikimin negativ të projektit “Rruga e Re e Mëdafshit”, në Evropë duke zbatuar parimet e transparencës, ndihmës shtetërore dhe rregullave të konkurrencës.

As BE nuk duhet të reagojë duke iu nënshtruar tundimit për të krijuar një politikë industriale të papërcaktuar, thjesht sepse Kina vepron kështu.

Sidoqoftë, ndërsa roli i BE-së në ekonominë globale zvogëlohet, “fuqia e butë” e instrumenteve të saj ekonomik është e destinuar të bjerë.

Sidoqoftë, tani duket se ‘fuqia hibride’ po bëhet më e rëndësishme.

Elementet e fuqisë hibride mund të jenë, për shembull, fushatat dezinformuese, sulmet në internet, kontrollet e eksportit, dhe ndoshta edhe investimet strategjike.

Në këto usha të reja Evropa po sfidohet dhe duhet të gjejë mënyra për të reaguar.

Për të ruajtur autonominë dhe prosperitetin strategjik të Evropës në këtë peizazh botëror të dixhitalizuar që ndryshon me shpejtësi, kërkohen veprime konkrete, veçanërisht në mbrojtjen kibernetike.

As BE nuk duhet të kënaqet me zhvillimin e strategjive madhështore ose t’i nënshtrohet të gjitha politikave ekonomike objektivave gjeo-strategjike.

Baza për prosperitetin mbetet një treg i brendshëm i hapur dhe konkurrues. Vlera e saj është para së gjithash ekonomike, natyrisht, pasi jep prosperitet më të madh.

Siguria ekonomike evropiane dhe globale mund të mbrohet më së miri me veprime të përbashkëta në fushat kryesore, si me vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe me vendet me ide të njëjta në Azi.

Sido që të jetë rezultati i Brexitit, Shekspiri do të jetë akoma me ne, dhe Evropa duhet të kushtojë vëmendje fjalëve të Polonius në përballjen me një det telashesh: “për të qenë vetja, ji i vërtetë”.

Përkthyer dhe përshtatur nga EuObserver/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!