Europa League ka vijuar me spektaklin e radhës, ku ka pasur rezultate surprizë dhe përmbysje. Roma fiton 3-0 në Turqi ndaj Basaksehir dhe futet në lojë për të kaluar grupin.
Po në këtë grup, Monchegladbach merr vendin e parë, teksa fitoi 1-0 me rivalët austriakë në transfertë. Romës do t’i majftonte një barazim në ndeshjen e fundit.
Ndeshje dramatike në Braga. Wolves po fitonte 3-1 në pjesën e parë, por në të dytën ka pësuar dy gola dhe është mbyllur në barazim 3-3. Një barazim interesant (2-2) ishte edhe ai mes Feeynord dhe Rangers, ashtu si edhe Ferencvaros-Espanyol.
Porto ka përmbysur shifrat (1-2) në Bernë ndaj Young Boys. Gjithsesi, në shumë grupe do të jenë ndeshjet e fundit ato që do të ndajnë “shapin nga sheqeri”.