Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parafundit në grupet e Champions League, ku ka pasur jo pak surpriza, sic ishte përmbysja e Frankfurtit në Londër 2-1 ndaj Arsenalit.
Në fundin e pjesës së parë realizoi Aubameyang me penallti për vendasit, por Kamada për ekipin gjerman përmbysi gjithcka. Arsenal mbetet në krye dhe vetëm po humbi 4-0 në ndeshjen e fundit eliminohet.
Lazio fiton 1-0 në shtëpi me rumunët e Cluj. Correa i dha 3 pikë ekipit të tij, por italianëve u duhet të fitojnë ndeshjet e fundit në Francë ndaj Renne, ndërsa Celtic të mposhtë në transfertë Cluj. Vetëm kështu kualifikohet Lazio.
Në ndeshjet e tjera spikat forma e mirë e Sevillas, që fiton 2-0 kundër Qarabag. Spanjollët kanë pikët e plota, 15, si asnjë tjetër. Ndërkohë, Sporting ka shkatërruar 4-0 PSV-në.