MENU
klinika

Solidariteti me Shqipërinë vazhdon

Dhoma e Tregtisë së Serbisë mbledh fonde për tërmetin

30.11.2019 - 08:48

Forcat e ushtrisë dhe emergjencës civile shqiptare, forcat speciale të Kosovës, grupet e shpëtimit, zjarrfikësit-heronjë të heshtur nga vendet partnere si Italia, Franca dhe gjithë vendet e Ballkanit e deri nga Izraeli, u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë të mbeturve nën rrënoja, të plagosurve, traumatizuarve dhe atyre nën qiell e pa çati, pas tërmetit vrastar.

Tragjedia e 26 nëntorit, e cila do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive, vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete, individë dhe organizata.

Solidarizimi me shqiptarët e prekur nga tërmeti nuk njeh kombësi, e as ndasi. Dhoma e tregtisë së Serbisë ka aktivizuar shumicën e dhomave simotra të rajonit dhe deri tani 10 mijë biznese vetëm në Serbi, kanë premtuar të japin donacione.Millica Antic, me kolegët janë një nga grumbulluesit e fondeve për Shqipërinë. Përvec gjërave të ndryshme organizata ku ajo punon ka inicuar në Serbi fushatë donacionesh në internet.

“Unë besoj se ka shumë njerëz me zemër të mire. Natyrisht gjithmonë ka edhe njerëz të keqij dhe komente të këqija, por ne besojmë ne jemi të orientuar drejt atyre që e kuptojnë se tragjedia është e njëjtë pavarësisht se ku ndodh ajo”, tha Millica Antic nga Organizata “Gradjanske Iniciative”.

Përveç Luginës së Preshevës, edhe në Beograd janë aktivizuar disa pika grumbullimi ndihmash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të bashkuar deri në rikthim të normalitetit"

“Kjo ditë na gjeti në zi”/ Meta: Të nderojmë Flamurin Kombëtar

Ekipet e shpëtimit ende në terren

“Jam gjallë më nxirrni që këtu”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!