Tërmeti i së martës që godi rëndë Shqipërinë, ka solidarizuar shtete të shumta nga të katër anët e botës. Në mbështetje të Shqipërisë, në këtë dhimbje të madhe të këtyre ditëve, janë solidarizuar plot shtete fqinje dhe me gjerë.
Një gjest i tillë mjaft domethënës dhe me një vlerë të veçantë në një situatë të tillë, është shënuar në qytetin e Novarës në Itali.
Kupola e kishës “San Gaudenzio” në këtë qytet, është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë. Ajo do të përndrijë kështu, deri të dielën.
“Një gjest simbolik i bashkisë sonë për të shprehur solidaritetin e plotë me atë që po përjeton Shqipëria”, shprehet kryebashkiaku Alessandro Canelli.
“Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupolën simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Canelli