Nuk dihet nëse është i saktë ky lajm dhe shpresojmë për “po”. Është “Infosport” nga Maqedonia e Veriut që përcjell se presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani, ka dhënë 3 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Federata, klube, presidentë e sportistë të ndryshëm, fytyra të njohura e shoqata e milionerë të ndryshëm dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi.
Mirëpo i heshtur qëndron filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon klubin e futbollit Shkëndija të Tetovës, Lazim Destani.
Sipas “Infosport”, Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe nuk e ka bërë publike.
Lazim Destani njihet si humanist i madh e sidomos për popullin shqiptar, duke ndihmuar gjithmonë njerëzit në nevojë, ndërkohë ndihmoi edhe Shkëndijën e Tetovës që në momentet më të vështira vendosi të merr nën udhëheqje dhe në 6 vitet e fundit e bëri një nga klubet më të forta në vend po edhe përgjithësi shqiptar.