MENU
klinika

Më pas u vërtetua i pafajshëm!

U akuzua për korrupsion, politikani amerikan që vrau veten para gazetarëve

01.12.2019 - 07:09

KUJDES PAMJE SHOKUESE

Robert “Budd” Dwyer ishte një politikan amerikan i lindur në vitin 1939 në Saint Charles, (Misuri). U emërua senator i shtetit të Pensilvanisë në vitin 1970, mandat që zgjati deri në 1980 dhe gjithashtu ishte anëtar i Departamentit të Thesarit të Pensilvanisë nga viti 1980 deri më 22 janar 1987. Pikerisht gjatë kesaj periudhe Robert Dwyer akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti nga një kompani amerikane (CTA).

Hetimi i kësaj çështjeje u krye nga prokurorët federalë. Dwyer u akuzua se kishte pranuar marrjen e ryshfetit prej $ 300,000 nga CTA për firmosjen e një kontrate të kësaj kompanie me shtetin e Pensilvanisë.

Robert Budd Dwyer i mohoi të gjitha akuzat, duke u deklaruar gjithmonë i pafajshëm. Prokurorët u përpoqën ta detyronin atë që të pranonte fajësinë për akuzën e vetme të marrjes së ryshfetit (që do ti shkaktonte Robertit vetëm 5 vjet burg, kurse në rast të kundërt rrezikonte 55 vjet burg dhe një gjobë prej 300,000 dollarë) por Robert Budd Dwyer nuk pranoi.

Një ditë përpara gjykimit përfundimtar, ai kërkoi një konferencë për shtyp, duke thënë se donte të jepte dorëheqjen nga departamenti i thesarit dhe kjo gjë iu lejua nga prokurori.

Robert kishte përgatitur hapin e tij të fundit për ti bërë të gjithë të kuptojnë se ai ishte i pafajshëm, por jo vetëm. Fjalimi i tij ishte shumë i trazuar dhe zgjati rreth 30 minuta përpara gazetarëve.

Robert dorëzoi tre zarfe:

Zarfi i parë mbante një letër drejtuar guvernatorit të Pensilvanisë, Bob Casey.

Zarfi i dyte ishte për zyrtarin për shtyp dhe përmbante lejen për donacionin e organeve (dhurimin e organeve), dhe zarfi i fundit përmbante letren për gruan dhe fëmijët e tij.

Pas këtij gjesti, Robert Budd Dwyer nxorri një Magnum 357 dhe iu drejtohet gazetarëve duke u shprehur: “Ju lutem të largoheni nga dhoma nëse kjo që do të bëj, ju shqetëson”.

Pas kësaj, futi armën në gojën e tij dhe e shkrepi duke gjetur vdekjen e menjehërshme. Kjo ngjarje u tregua live edhe nga televizionet amerikane.

Një Magnum 357 mund të copetojë në 100 pjesë kokën e një derri në një distancë prej 45 metrash.

Vetëm disa vite më vonë u zbulua se Robert Budd Dwyer ishte vërtet i pafajshëm.

Kjo ngjarje çoi në debate mbi kufijtë në gazetari dhe se jo çdo pamje është e transmetueshme.

(Në të vërtete gazetarët e pranishëm ne salle mendonin se do qëllonte ata pasi kishin trilluar shumë gjëra per Robert Budd Dwyer).

Në Youtube gjendet edhe një video e ngjarjes.

Burim: Fotografitë që kanë bërë historinë

KUJDES, VIDEO SHQETËSUESE