01.12.2019 - 21:54
Mbrëmë në Michigan komuniteti shqiptaro-amerikan u lut për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.
Në një ceremoni të organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti.
Në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore Nënë Tereza./ VOA