Si shumë romancierë të tjerë, Ann Patchett trajton një temë që duket se nuk e ndihmojnë t’u rikthehet sërish. Megjithatë, ajo është e lumtur ta pranojë. “Unë vazhdoj të shkruaj të njëjtën gjë pa pushim, – shpjegon autorja, – që është një grup të panjohurash të hedhura së bashku nga rrethanat”. Për pjesën më të madhe të karrierës së saj, rrethana priret të jetë dramatike. Në “Bel Canto”, me të cilin fitoi çmimin e Letërsisë për Femra 2002, një bandë terroristësh futen në një ambasadë dhe e marrin peng për muaj të tërë./Konica.al
Ann Patchett lindi më 2 dhjetor 1963 në Los Anxhelos të SHBA-së, autore amerikane, romanet e së cilës shpesh portretizojnë jetën e ndërprerë të personazheve nga prejardhje të ndryshme. Kur Patchett ishte gjashtë vjeç, familja e saj u transferua në Neshvil, Tenesi, ku u rrit dhe ku e bëri atë shtëpinë e saj. Libri i parë artistik u botua ndërsa ajo ishte studente. Prej fillimit të karrierës, ajo fitoi çmime të shumta për librat e shkruar, kurse në 1994 ajo mori një bursë nga shoqëria Guggenheim.
Megjithëse është botuar më shumë si shkrimtare dhe eseiste me tregime të shkurtra, Patchett u bë më e njohur për romanet e saj. Romani i parë: “Patroni Shën Gënjeshtari” (1992), tregon historinë e një gruaje të re shtatzënë, që lë burrin që nuk i pëlqen të udhëtojë në një shtëpi për nënat e pamartuara. Romani u përshtat si film televiziv në 1997. Në “Taft” (1994) menaxheri i zi i një bar bluzi, i cili vajton humbjen e të birit, gjen një familje të re kur punëson një grua të re të bardhë, Fay Taft, dhe përfshihet në problemet e vëllait të saj, Carl. Patchett gjithashtu, shkroi një adaptim në ekran të romanit. “Ndihmësi i Magjistarit” (1997) tregon zbulimet e veja të një magjistari homoseksual të quajtur Parsifal. Gruaja, e cila, gjithashtu ishte asistente e burrit të saj, viziton familjen për të cilën, nuk i kishte folur kurrë dhe mëson për të kaluarën e tij./Konica.al
Me romanin e saj, të katërt: “Bel Canto” (2001), Patchett vendosi rëndësinë e saj midis shkrimtarëve bashkëkohorë. Romani, i vendosur diku në Amerikën e Jugut, eksploron marrëdhëniet midis terroristëve dhe pengjeve, të cilët, lënë jashtë nga pjesa tjetër e botës, gjejnë lidhje të papritura. Një nga pengjet është një divë e njohur operistike, kështu muzika bëhet mediumi me të cilin komunikojnë personazhet në roman. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër, si fragment i simfonisë së jetës. “Bel Canto” është nga romanet më të vlerësuara nga kritika letrare në Amerikë dhe në tridhjetë gjuhë të tjera të botës ku është përkthyer, për stilin, mesazhin dhe vlerat letrare… Romani u vlerësua me çmimin PEN/Faulkner dhe Orange Prize për Trillim (më vonë u quajt çmimi i Femrave për Trillim) dhe ishte një nga finalistet për çmimin Rrethi Kombëtar i Kritikëve të Librit.
Në 2005 Patchett publikoi vëllimin e parë të plotë “E vërteta dhe bukuria”, një memuar që rrëfente miqësinë e saj me shkrimtaren Lucy Grealy, i cila vdiq nga një mbidozë në 2002. Patchett iu rikthye fikshënit me librin e ardhshëm: “Run” (2007 ), i cili eksploron marrëdhëniet midis një babai ambicioz dhe dy djemve të tij. Çështjet e etikës mjekësore dhe vdekshmërisë janë në fokus të “State of Wonder” (2011), në të cilin një studiues farmaceutik udhëton në Amazon Rainforest për të hetuar si vdekjen e një kolegu, ashtu edhe punën e një shkencëtari në një ilaç infertiliteti. Disa nga esetë e botuara më parë të Patchett u mblodhën në “Kjo është historia e një martese të lumtur” (2013). Në vitin 2016, ajo publikoi autobografinë e Commonwealth, një roman jolinear për dy familje që merren me efektet e divorcit./Konica.al