MENU
klinika

Tenis

Federer “stampohet” në monedhën zvicerane

02.12.2019 - 16:28

Legjenda e tenisit botëror Roger Federer, fitues i 20 grand slame-ve, do të bëhet personi i parë i gjallë që imazhi i tij do të përdoret në një monedhë.

Banka zvicerane ka vendosur të hedhë në treg një monedhë me vlerën e 20 frangave, ku do të jetë fytyra e tenistit Roger Federer.

Kjo monedhë do të hidhet në treg nga janari i 2020-ës. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti, që publikoi edhe një video falënderimi.

“Faleminderit Zvicrës dhe Bankës Zvicerane për këtë nder dhe privilegj të madh që më bëjnë”, – tha tenisti 38-vjeçar, i cili ka deklaruar më parë se nuk do të tërhiqet nga tenisi i luajtur.