02.12.2019 - 21:13
Pas tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor, bilanci ishte tragjik.
51 persona humbën jetën, ndërsa shumë ndërtesa u shkatërruan.
Në Lezhë, pas inspektimit të ndërtesave, rezulton se në total janë 51 pallate të pabanueshëm, përkatësisht: 7 në Lezhë, 43 në Kurbin dhe 1 në Mirditë.
Ndërkohë, u dëmtuan 264 banesa të dëmtuara, 45 në Lezhë, 135 në Kurbin dhe 84 në Mirditë.
Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë bën me dije se janë 1305 persona të strehuar në hotele dhe 438 në çadra.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qytetarët refuzojnë të lënë banesat
Lezha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Të dhënat e fundit minutë pas minute
E “marta e zezë”/ Bilanci tragjik, vazhdon operacioni i shpëtimit
"Solidaritet i jashtëzakonshëm"