MENU
klinika

Arsyeja

Aplikacioni i plakjes shpallet i rrezikshëm nga FBI

03.12.2019 - 13:45

FBI tha se aplikacioni FaceApp dhe aplikacione të tjera mobile të zhvilluara në Rusi përbëjnë një kërcënim serioz.

Komentet u bënë në një letër dërguar Senatorit Amerikan Cuck Schumer i cili kishte kërkuar hetim nga FBI ndaj aplikacionit.

FaceApp u bër virtual në fillim të vitit por njëherazi ngjalli edhe reagime. Komentet e FBI-së ngrenë shqetësime rreth produkteve të krijuar nga firma teknologjike të huaja.

Aplikacioni FaceApp është zhvilluar nga WirelessLab, një kompani e bazuar në Shën Peterburg të Rusisë. Kompania ka thënë se nuk ruan imazhe të përdoruesve e as grumbullon të dhëna vetëm ngarkon foto specifike të përzgjedhura nga përdoruesi për editim.

Së fundi ligjvënësit Amerikanë kanë vënë në shënjestër aplikacionin TikTok në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance.

Platforma ka mese gjysmë miliardë përdorues aktivë në mbarë botën dhe ka shpërthyer në popullaritet në vitet e fundit. /PCWorld Albanian