MENU
klinika

E konfirmuar

Ndan mendjen ministrja e Arsimit, jep datat kur do të fillojë shkolla

04.12.2019 - 11:30

Qarku Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë e Bashkia Tiranë do të rifillojnë mësimin në datë 9 dhjetor, të hënën, kurse të gjitha bashkitë e tjera fillojnë nesër, më 5 dhjetor.

Lajmin e ka dhene vete ministrja e Arsimit Besa Shahini sot ne nje konference per mediat dhe tha se ne te gjitha shkollat qe rrezikojne te mos hapen as ne 9 dhjetor, do te zhvendosen ne shkolla pritese me plan te percaktuar.

Ministrja e Arsimit njoftoi gjithashtu se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim diten e hene me 9 dhjetor sic do ishte bërë pushim në kushte të zakonshme sepse janë humbur shumë
ore mesimi.

“Në vijim do bëhen njoftime për shkurtime të tjera pushimi që të rikuperojmë kohën e humbur”, tha ajo.

Ne bashkine Tirane, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, ne Tirane kemi disa shkolla qe kanë dëme mesatare dhe aty mesimi rifillon me 9 dhjetor. Per kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt.

Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i cojmë në shkollat pritëse.

Në zona rurale, kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin.

Shkollat private që dalin me probleme me godinat pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes”, tha ajo.

4 800 nxënës kanë shtëpi të dëmtuara oes pabanueshme. Masa kemi marrë që të sigurojmë nxënësit e prindërit që në cdo emergjencë shkollat të jenë gati të përballojnë pa krijuar panik”, u shpreh ministrja.