Tai ka shpresë se në të ardhmen do të ketë ndonjë mundësi për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga degjenerimi i qelizave nervore, siç është Alzheimer.
”Neuroni i parë artificial i silikonit i përgjigjet sinjaleve nga sistemi nervor dhe shënon një hap përpara drejt mundësisë së riparimit të qarqeve nervore dhe rivendosjes së funksioneve të humbura”, është rezultat i studimit të koordinuar nga Alain Nogareti, i universitetit britanik të Bathit, universiteti zviceran i Zyrihut dhe universiteti i Zelandës së Re në Auckland.
Të vëzhguara për disa kohë, neuronet e para të silikonit janë një shembull i të ashtuquajturit ilaç bioelektronik, i cili me materiale artificiale imiton qarqet natyrore dhe proceset.
“Dizenjimi i pajisjeve të tilla ishte një sfidë e vërtetë. Deri më tani neuronet kanë qenë ‘kuti të zeza’, por tani ne e dimë se si të shohim brenda tyre. Puna jonë ndryshon një paradigmë sepse ofron një teknikë për të riprodhuar në detaje funksionet elektrike të neuroneve”, theksuan studiuesit.