Një nga alternativat e qumështit të lopës i cili mund të përatitet thjesht në shtëpi është qumështi i bananes.
Nëse keni një tufë bananesh në shtëpi mund t’i shndërroni ato në qumësht dhe mund ta shtoni në tasin tuaj të tërshërës, në smoothie dhe në filxhanin e kafesë.
Përgatitja:
Qëroni dy banane mesatare. Vendosini në blender me shpejtësi maksimale. Shtoni 2-3 gota ujë. Sa më pak ujë të shtoni, aq më i pasur do të jetë qumështi i bananeve. Frulojini për disa minuta. Hidheni në një gotë dhe konsumojeni ose ruajeni në frigorifer që të ftohet.
Mund t’i hidhni pak kanellë pluhur ose ekstrakt vaniljeje. Për ta bërë më kremoz, mund të shtoni pak gjalpë bajmesh ose gjalpë kokosi.
- Ja disa arsye pse duhet të pini rregullisht qumësht bananesh:
-Kontrollon presionin e lartë të gjakut. Bananet përmbajnë mineralin e kaliumit, kështu që nëse jeni diagnostikuar me hipertension, konsumi i këtij qumështi ndihmon në rregullimin e normave të presionit të gjakut.
-Ul rrezikun e kapsllëkut. Bananet janë shumë të pasura me fibra dietike dhe konsumi i tyre mban sistemin tretës të shëndetshëm.
-Redukton peshën e tepërt. Përveçse lufton kapsllëkun, një gotë qumësht bananesh nxit humbjen në peshë.
-Rrit nivelet e energjisë. Një porcion qumësht bananesh ju siguron sasi të bollshme vitamine B. Vitaminat nxisin konvertimin e karbohidrateve në ‘karburant’ për trupin, në mënyrë që të keni energji gjatë gjithë ditës.