Në total deri tani nga inspektimet në Durrës, Krujë dhe Shijak janë 1735 banesa të pabanueshme.
Në komunikatën nga Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit të datës 26 nëntor 2019 thuhet se janë inspektuar gjithësej 4151 objekte.Janë prishur 27 objekte gjithësej, 10 në Thumanë dhe 17 në Durrës.
Inspektime në terren
Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228 për t’u prishur;
Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.
Prishja e objekteve
27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:
10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
17 objekte në Bashkinë Durrës.
Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek ‘Ura e Dajlanit’ Durrës.
Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.
Në Thumanë u shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.
Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri;
– 3 objekte ku janë vendosur ndihmat;
– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara;
– 4 qendrat e akomodimit në hotele.