Zv. ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ka bërë një sqarim të plotë se si është rruga që çdo donacion për të prekurit nga tërmeti do të shkojë në rrugën e duhur.
Caka ka deklaruar se të gjithë janë strehuar në hotele. Në çadra, janë vetëm ato banorë që kanë refuzuar që të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të lidhjes së gjënë e gjallë, apo motive të tjera.
“Orientimi i Përgjithshëm është që askush nuk do të qëndrojnë në çadra. Ka qytetarë në zonat rurale që për shkak të lidhjes së fortë, me gjënë e gjallë, familjarët refuzojnë të shkojnë në hotele dhe për të mos ngarkuar ato psikologjik, i kemi pajisur me çadra.
Deri më tani, kemi shpërndarë batanije dhe kemi biseduar me Kryqin e Kuq për soba për brenda çadrave. Kemi porositur çadra dimërore”- tha Caka.