Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar ushtarakët që janë në shërbim të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Bubq.
Basha u shprehu mirënjohjen për sakrificën e tyre për tu ardhur në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti.
“Mirënjohje nga zemra efektivëve të Forcave të Armatosura, djemve dhe vajzave tona në uniformë që edhe pse në kushte shumë të vështira, kanë sakrifikuar prej orëve të para të tragjedisë për tu ardhur në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti”– tha Basha.
Kreu i opozitës theksoi se është krenar për ushtarakët që po kontribuojnë me nder për paqen dhe stabilitetin kudo në botë.
“Krenarë për ju që si pjesë prej dhjetë vitesh e NATO-s kontribuoni me nder dhe dinjitet për paqen dhe stabilitetin kudo ne botë. Ju meritoni dhe do të keni të gjithë mbështetjen e munguar.
Në këtë 107 vjetor të Ushtrisë Shqiptare ju uroj nga zemra, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”– shtoi Basha.