MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Memushaj nuk tërhiqet, tregon dy objektivat

05.12.2019 - 13:58

Ledian Memushaj të shtunën mbush 33 vjeç dhe si një profesionist e kupton që karrierës së futbollit të luajtur po i  vjen fundi. Megjithatë, ai ka synimet e tij me skuadrën dhe Kombëtaren.

Gjatë një interviste për gazetën “Il Centro” Memushaj rrëfen synimet: “Në 2022 do të mbyll karrierën time te Pescara dhe kam dy objektivë. Dua të kthehem në Serie A dhe të luaj në finalet e Botërorit”.

Ledian Memushaj debutoi në Serinë A në sezonin 2016-2017 me Peskarën dhe arriti vitin e parë ta mbajë ekipin në elitën e futbollit italian, duke dhënë ndihmë me gola dhe asiste, herë edhe si kapiten i ekipit.

Ndërsa kulmi për mesfushorin shqiptar mund të quhet pjesëmarrja në finalet e Euro 2016 me Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo është edhe arritja më e madhe e futbollit shqiptar dhe padyshim që edhe Memushaj ka meritë në këtë arritje historike.

 

Ledian Memushaj debutoi me ekipin kombëtar para 9 viteve dhe në total është aktivizuar në 39 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol dhe duke dhënë edhe 6 asiste.

Shumë menduan se Memushaj, duke parë moshën e tij, e mbylli karrierën e tij të luajtur me ekipin kombëtar pas eliminatoreve të Euro 2020, por në intervistën e fundit ai shprehet se do të luajë edhe në eliminatoret e Botërorit 2022, me qëllimin e vetëm: të kualifikojë Shqipërinë në eventin më të madh të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës