Eurokomisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha nga Vora ku vizitoi çadrat ku po strehohen të prekurit nga tërmeti, se Komisioni Europian do të jetë krah Shqipërisë si një vend kandidat edhe në fazën e rindërtimit.
Ai tha se pas vlerësimit të dëmeve do të ketë një tjetër shifër që do të ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbet.
“Prania ime këtu është në fakt demonstrim i solidaritet të BE me Shqipërinë. Ne qëndrojmë krah për krah me ju që ju ta dini që nuk jeni vetëm. Shpreh ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën. Shpreh dhimbshërinë time për të gjithë ju që keni pësuar dëme. BE reagoi në mënyrë të menjëhershme.
Të martën e shkuar ne ishin këtu. Kemi dhënë asistencën tonë që atë ditë. Shqipëria është pjesë e Europës, ne nuk do ju lëmë vetëm. BE do vijojë të jetë krah jush. Ju jeni një vend kandidat. Ne do ju japim mbështetje edhe në fazën e rindërtimit.
Në fund më lejoni të them se si u tha dje, KE ka vënë menjëanë 15 mln euro për fazën e rindërtimit i cili do të nisë pas vlerësimit. Fillimisht bëhet vlerësimi i dëmeve dhe KE ka qenë në kontakt jo vetëm me OKB por edhe me bankën botërore.
Vetëm pasi të kemi marrë të dhënat do kemi një shifër për fazën tjetër të rindërtimit”– tha eurokomisioneri.