MENU
klinika

Gati në 19 dhjetor

Rindërtimi me punëtorë të huaj? Qeveria krijon paketën ligjore

06.12.2019 - 10:43

Program i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit kërkon fuqi të madhe punëtore dhe kryeministri Edi Rama la të hapur dhe mundësinë e marrjes së fuqisë së punëtorëve të huaj.

Ndaj kërkoji që paketa për lehtësimin e marrjes së punëtorëve nga jashtë të jetë në parlament sa më parë të jetë e mundur.

“Duhet bërë edhe lista e kompanive të ndërtimit që përmbushin parametrat e sigurisë bazuar dhe në këtë test që është bërë që do të jenë pjesë e shortimit për te fituar më pas për të marrë pjesë në programin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe ndërkohë kemi problem me fuqinë punëtore në ndërtim.

Duhet përfituar maksimalisht nga lehtësimi që bëmë për marrjen e fuqisë punëtore dhe nga jashtë. Ta çojmë në parlament dhe ta mbyllim aksesin e menjëhershëm në fuqi punëtore të huaj nëse del nevoja sepse duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datë 19 duhet të kalojë gjithë paketa që kemi bërë gati”- tha Rma.

Seanca e 19 dhjetorit në parlament është caktuar si seanca e fundit parlamentare për këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN