INSTAT, sipas raportit të tij më të fundit, tregon se interesi i shqiptarëve për të lëvizur dhe për të njohur vende të reja ka shënuar rritje pozitive.
Në këtë raport lëvizja e shqiptarve jashtë vendit është rritur me 9.2%, gjatë periudhës janar-tetor 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Janar- tetor 2018, numri i daljeve jashtë kufijve ishte 4.537.760, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2019-ës numri i daljeve jashtë territorit shqiptar arriti në 4.956.344.
Ndërsa, nëse flasim për numrin e daljeve të shtetasve të huaj, nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të ndjeshëm, gjithmonë krahasuar me janar-tetor të vitit 2018. Në 10 mujorin e parë të 2018 daljet e tyre shënonin numrin 5.578.832, kurse në janar- tetor 2019 ky numër pësoi një rritje prej 1.3% duke shkuar në 5.653.328.