MENU
klinika

Thaçi: Merkel foli me turp

“Udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviçit”

07.12.2019 - 13:13

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty, me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.

Në një postim në ‘Twitter’ Thaçi shkruan se, nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviçit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e quajti së fundmi të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën në Reçak gjatë kohës së luftës, ai e quajti mashtrues.

Deklaratat e Vuçiç u pasuan edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviç, i cili para pak kohësh tha të njëjtën gjë ndërsa mbante postin e ministrit në qeverinë e kaluar të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar deklaratat e liderëve serbë dhe I ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ushtrojnë presion për ndaljen e deklaratave të tilla që po shpërndajnë urrejtje.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të parë në kampin gjerman të Aushvicit, tha se ‘Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti ynë, një turp i thellë por heshtja nuk është përgjigje.E rëndësishme është që kriminelët të thirren me emër.

Më shumë se një milion njerëz, pothuajse të gjithë hebrenj, gjetën vdekjen në kamp midis viteve 1940 dhe 1945.

Vizita e Angela Merkel, u zhvillua pak më shumë se një muaj para festimeve që do të kujtojnë çlirimin e Aushvicit nga rusët më 27 janar të vitit 1945.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!