Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut në Kosovë si një histori të trilluar nga William Wolker, ka reaguar kryeministri, Edi Rama.
Në reagimin e tij ka bërë thirrje për paqe dhe stabilitet në rajon, teksa vuri theksin se për aq kohë sa Serbia nuk shkëputet nga e kaluara, sa më e largët është rruga e saj drejt të ardhmes.
“Si mundet dikush që të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë. Pse është kaq e vështirë që Serbia ta kuptojë se për aq kohë sa të mohojë realitetin e pastër kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë që të mijojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes. (…) Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model”, shkruan mes të tjerave Rama.