MENU
klinika

Dokumentet

Jugosllavët vrasin “makthin” e tyre, po pse?

08.12.2019 - 07:19

Më 1935 KOS, Qeveria e M. Jugosllave dhe Klubi Kulturor serb në themelim do të bëjnë një rekapitullim lidhur me personalitet shqiptare, se cili është më i rrezikëshmi për interesat e Jugosllavisë. Në atë rekapitullim prej 764 faqesh ( Uput za likvidaciju kaçaçkih banid dhe Uput za likuidaciju alabnskih prvaka), del se Isa Boletini në dokumnete gjatë viteve 1881-1916 apostrofohet jo më pak se 8012 herë. Në vendin e dytë, del se ishte për politikën pansllaviste më i rrezikshëm Hasan Prishtina, i clili përmendet në 7005 herë në dokuemnete. Pas tij vjen, Bajram Curri me 5011 herë. Në vendin e katërt pozicionohen Azem Bejta dhe klerikët arbëorë :Fan Noli dhe At Fishta me apostrofime deri në 2000 herë e kështu meradhë. Në këtë utbim politiko rreligjioz, referojnë patriku Gavrillo, paolitikani J. Magovqeviq dhe juristi S. Jovanoviq n` emër të Klubit Kulturor serb. Tubimi mbahet më 28 VI 1935 në Beograd. Aty shnohet edhe kjo fjali e dalur nga goja e Vasa Qubrilloviqit dhe Patrikut Gavrillo Dozhiq se : “ Shqiptarët do të na akuzojnë për dy gjëra: Një, që nuk i kemi deprotuar në Anadoll. Dy, që nuk i kemi konvertuar në religjionin e orgjinës , në ortodokësi”.

Tash duhet të përgjigjemi në pyetjen pse dhe si u vra Isa Boletini si personaliteti më i apostrofuar. Nga mija fakte që siellin pansllavistët në Beograd do t` i veçojmë ato që janë më eklatante;

Në dokumnete arsyetohet se:

1.Isa Boletini duhej të likuidohet sepse gjatë viteve 1881-1892 i ka ndihmuar mbi 200000 muhaxhirë të Sanxhakut të Nishit me ushqim dhe ndertim shtëpish;

Isa Boletini duhej të vritet sepse më 28 VI 1889 në Mitrovicë vritet një serb nga muhaxhirët dhe valiu i Kosovës pastaj deklaron se: “ Ju serbët jeni në besë të Isa Boletinit”;
3.Isa Boletini duhej të vritet sepse më 26 VI 1890 në Prishtinë vritet konzulli serb nga një muhaxher me urdhër të Isa Boletinit;

Isa Boletini duhet të vritej sepse më 1897 në fshatin Strelc së bshku me Haxhi Zekën, e ftojnë parinë shqiptare që të rreshtohen politikisht kah Anglia protestante. Ky rreshtim politik e solli parinë politike shqiptare deri te BESA-BESA e Pejës më 1899, ku Isa Boletini ishte një nga krerët kryesorë.
Isa Boletini denohet me vdekje, sepse më 1899 në emër të tij janë vrarë 132 serbë nepër tërë Vilajetin e Kosovës. Për këtë akuzë Shqiptarët akuzohen në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë. Qeveria Osmane e themelon një komision ku janë edhe dy popa serbë. Komisioni pas hulumtimit detal nepër lokalitete, vjen në përfundim se e tërë akuza është e fabrikuar. Gjykata e Hagës pastaj e nxjerr përfundimin: 132 akuza-132 rrenë serbe.
Isa Boletini denohet me vdekje sepse më 1903 organizon vrasjen e konzullit rus në Mitrovicë (Shçerbinit);
Is Boletini akuzohej për vdekje sepse më 1908 do të angazhohejë me finansat e tij të shumta që të mbahet Kuvendi i Ferizajit dhe Kongresi i Manastirit, me moton se “Tash e tutje duhet të puojmë për Shqipni, duke e realizuar porfecinë e ambasadorit të Anglis, Goshen më 1880 në Stamboll kur thot se : “Duhet të themlohet një Shqipëri, nga Selaniku e deri në Jeni Pazar”;
Isa Boletini denohej me vdekje sepse më 26 XII 1909 në Kullën historike të Hys Popovës vëndos sipas kërkesës së Isamil Qemalit dhe Hasan Prishtinës se në Vilajet duhet të fillojë Kryengritja: “Kur bjen dushku prej rremit” në stilin e Rrevolucionit borgjez francez (14 korriku 1789 dhe Kamill Demullen). Siç dihet Kryengritja filloi në Kulinë në prill 1910 atëherë kur dushku i malit fillon të bjerë
Isa Boletini duhet të vritet sepse në Shkup, në gusht 1912 ishte kundër Delegacionit të Fuqive Evropaine (rusi dhe austriaku) të cilët e stopuan marrshimin e shqiptarëve me kërcnim: “çfardo rrezultati të ketë lufta e juej ndryshim të kufijëve të prendorisë Osmene nuk ka”;
Isa Boletini duhet të vritet sipas Beogradit, Peterburgut, Podgoricës dhe Parisit sepse më 18 tetor 1912 nga forcat e tij u likuidua një brigadë e Serbisë dhe 6 oficerë të lartë të fuqive evrpiane si instruktor në Merdar të Llapit. Ai vend nga serbët edhe sot quhet “Prevar” , kinse shqiptarët kanë tradhtuar!!!
11.Isa Boletini duhet të likuidohej sepse është përkrahës dhe krahu më i fortë me kreshnikët e tij për IsamilQemalin me rastin e Shpalljes së pavarësisë Shqipërisë në Vlorë më 28 XI 1912;

Is Boletinit nga serbët nuk i fakej për kërcnimet që i bënë përfaquseist diplomatik serb Ballug-gjiçit në Millano në prill 1913 në prani të Gjon Marka Gjonit se: “ Deri sa të jam gjallë nuk do të pajtohem me okupimin e çdo pllambe të tokave shqiptare”;
Isa Boletini nuk i falet që me veshjen e tij, me deklraimet e tij ka bërë që të kuptohet kudo nepër Evropë se deri ku shtrihen trojet e Shqipërisë duke thënë se “ Nuk kam ardhë ta kërkojë Mitrovicën, por çdo pllamb të tolave shqiptre të okupuara nga fqinjët”.
Isa Boletini duhet të ndeshkohet me vdekje sepse i ndikuar nga Hasan Prishtina, së bashku me Bajram Currin dhe Elez Isufin veprojnë publikisht me ndihmën e austriakëve që ta themelojnë Frontin e Dytë kundër Serbisë më 1915 në sektorin : Dibër-Tetovë-Shkup-Prizren-Pejë-Rozhajë.
Isa Boletini duhet të likuidohet sipas politikës pansllaviste, sepse në mënyrë sisitematike është skalitë nepër gazeta në formë dhe pamje karikature: Duke i prerë me sharrë të gjithë ata pashallarë që e pengojnë thmelimin e Shqipërisë autonome; Duke e prerë me sharrë princin serb Millan Obrenoviq që i spastroi viset e Sanxhakut të Nishit nga Shqiptarët; duke e prerë me sharrë Princin Nikollë Petroviq, sepse ia kishte aneksuar viset më të bikra bregdetare: Tivarin dhe Ulqinin: duke e prerë me sharrë, Nikolla Pashiqin sepse e okupoi pjesen ma të madhe të trojeve shqiptare, tërë Vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit; duke e prerë me sharrë Valladan Gjorgjeviqin që bënte propogandë nepër Evrop se “Shqiptarpët kan bisht”. Isa vizatohet duke u kërcnuar:” Me kërë kobure do ta ia vejë në ballë një vrimë Vlladanit dhe aty do t` ia nguli bishtin e tij të derrit”.
II

SI U VRA ISA BOLETINI

Isa Boltinin e vranë në Podgoricë pasi që u dorëzua në përfaqësinë Frenge. Prej aty ai do t` u dorëzohet organeve malazeze dhe ata e vranë po atë ditë kur ushtritë e Wjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916. Isa Boletini është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Ai është vendosë në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është ckatuar roja. Isa thuhet në deklaratën e oficerit që e caktonte ROJEN është vëndosë në katin përdhes të Shtabit. Unë kam pasë urdhër që ai nuk guzon të dali nga dera.

Nëse provon të dali, atëherë ta neutralizojmë duke e plagosë. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armet te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dali në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë ( P. M. Vojvodiq, oficer rezerv 1977) e kam plagosë duke e goditur në duarë. Pas nja dhjetë minuatve ka ardhë Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shti pesë herë në te.

Ai ia ka grabitë Ises pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarëve. Unë shumë më vonë kam degjuar se ken e kam plagosë. Sot (1977) pendohem shumë se çfar mekati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një ificer që zbaton urdhëra. Urdhëri ka ardhë nga lartë. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqsia franceze, qevria dhe mbreti i Malit të Zi.

E tërë kjo armiqësi ndaj kolosit shqiptar flet se edhe varri i tij tash etutje: mendon, flet dhe vepron për t` i mbrojtur trojet stergjyshore shqiptare. Ata që punuan në këtë drejtim, që ma në fund eshrat e Isa Boletinit të prehen në vendlindejen e tij, çofshiun faqebardhë, sepse i kanë bërë një sherbim të madh kombit, Shqipprisë etnike.

Po, Isa Boletini kishte armiqë shumë, por ai fakt flet për përkushtimin e tij për atdheun ARBEROR. Po të ishte gjallë këtu sot Isa do të na thoshte: “Oj Kosovë oj tokë beku, ku gjallnue kanë 12 fise, E Shqipnisë ma e bukra hise. Gjithë për TY zemra më gufon, S` asht shqiptar ai që ty të harron”. Lavdi i qoftë atij dhe bashëluftëtarëve të tij të ndritur.