MENU
klinika

Kë padit ish-guvernatori?

Ardian Fullani kërkon të drejtën në Strasburg

09.12.2019 - 11:11

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dërgon dosjen në Gjykatën e Strasburgut.

Fullani pretendon se është shkelur të drejtat pasi nuk është kthyer në detyrë siç e kërkonte vendimi i Gjykatës së Lartë si dhe nuk janë bërë pagat.

Më 18 shtator 2014 parlamenti e shkarkoi nga detyra e Guvernatorit dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

Akuzat ndaj tij u rrëzuan më 23 dhjetor 2015 dhe më 12 korrik 2017 Gjykata e Lartë e quajti të paligjshëm largimin e tij nga detyra.

Banka e Shqipërisë vendosi t’i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e detyrës së tij në zyrë, nëntor 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vettingu/ Prokurori Troci shkarkohet nga detyra