MENU
klinika

Bie industria nxjerrëse

Çmimet e importit të energjisë rritje vjetore prej 0.3%

09.12.2019 - 11:32

Në tremujorin e tretë të 2019, çmimet e importit shënuan një rritje vjetore prej 0.3%.

Thatësia që kaloi vendi ynë, bëri që importet e mëdha të energjisë elektrike të ndikojnë në rritjen e indeksit të çmimeve të importit, për herë të parë pas 4 vitesh.

Sipas Institutit të Statistikave, (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e seksionit “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 6 %.

Ndërsa çmimet në sektorin me peshën specifike më të lartë, industrinë përpunuese pësuan një rënie vjetore me 0.3%. Edhe në industrinë nxjerrëse çmimet e importit pësuan rënie me 0.3%,

Nga ana tjetër çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka sjellë dobësimin e çmimeve të importit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


7 mln euro importe në nëntor

Energjia, mbaron ‘begatia’ e lumenjve