MENU
klinika

Takimi mes ministrave të Mbrojtjes

“Karta e Adriatikut”/ Xhaçka: Të forcojmë angazhimin në kuadër të NATO

11.12.2019 - 10:39

Në kryeqytet po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2019 ka kryesimin e nismës.

Të pranishëm në takim janë ministrat e Bosnjes, Kroacisë, Malit të Zi, M.Veriut dhe Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka në fillim të takimit tha se: “Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha mundësitë për prioritetet. Të forcojmë punën dhe angazhimin tonë në kuadër të NATO.

Gjatë 2019 ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh. Mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar. Roli i A5, është i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në kuadër të sigurisë. Ashtu siç u pa pas tërmetit, bashkë mund t’ia dalim çdo sfide.”

Ndërkohë nga ana tjetër, zyrtarja amerikane, Laura Cooper u shpreh: “Ngushëllime për viktimat e shkaktuara nga tërmeti. SHBA-të qëndrojnë pranë Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë në kuadër të operacioneve të NATO.”