MENU
klinika

Partizani-Tirana në “Air Albania”

Derbi, çmimet e biletave dhe ku i gjeni

11.12.2019 - 12:40

Publikohen çmimet e biletave për derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet të premtën në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Bileta më e lirë për këtë ndeshje do të kushtojë 500 lekë të rinj dhe do të jenë tribunat pas portave, ku pritet të qëndrojnë ultrasit e dy skuadrave.

Ndërkaq bileta më e shtrenjtë do të  kushtojë plot 5000 lekë të rinj, që do të jetë ajo e tribunës “Vip Gold”.

Postimi i klubit të Partizanit:

“INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF TIRANA

E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në tribunat qendrore:

Sektori: VIP GOLD Ë104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)

Sektorët: Ë103, Ë105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)

Sektorët: Ë101 , Ë102, Ë106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në tribunën përballë:

Sektorët: E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)

Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët: S102, S103, S104, S203, S204, S205, V 101, V102, V103, V201,  V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu biletat mund t’i gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN