U duk sikur gjithçka po shkonte mirë për derbin mes Partizanit dhe Tiranës, teksa u publikuan edhe çmimet e biletave sipas sektorëve, ndarja e tifozave dhe pikat e shitjes.
Por ka një ngërç për sa i përket vendosjes së ultrasve të tifozërive përkatëse. Tifozët e Tiranës do të qëndrojnë në tribunën në krahun jugor me emrin “Vasillaq Zëri”, legjendë e Dinamos.
Ndërsa tifozët e Partizanit do të qëndrojnë në tribunën e quajtur “Fatmir Frashëri”, që edhe pse ka luajtur për të kuqtë, konsiderohet si legjendë e bardhebluve.
Nuk janë vetëm emrat që nuk u pëlqejnë palëve, pasi kanë ndryshuar dhe kahët e tribunave në krahasim me ish-Qemal Stafën.
Kjo gjë nuk kënaq klubin e Tiranës, që nuk është dakord me këtë ndarje dhe do të duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi për dy ditë do të luhet derbi dhe policia duhet të marrë masat.