MENU
klinika

Nisin ethet e para

Matura 2020, MASR cakton datat e provimeve shtetërore

13.12.2019 - 10:05

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019-2020.

Provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës shqipe për t’u mbyllur në datë 18 qershor. Sipas MASR provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Datat e provimeve

-Gjuhë e huaj në datë 8 qershor;

-Gjuhë Shqipe në 11 qershor;

-Matematika në 15 qershor;

-Provimi me Zgjedhje në 18 qershor.