13.12.2019 - 10:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd në fshatin Xhyrë, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.
Mësohet se O. H 27 vjec, dhe R. H 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën.
Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shpërdorim detyre
Vjedhje në Ujësjellës, procedohet shefja e financës
UKD jep njoftimin e rëndësishëm