MENU
klinika

Rama i shqetësuar nga opozita

“Mos bini pre e baltës, Basha gaboi”

14.12.2019 - 18:57

Përfundimi i armëpushimit politik nga opozita ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama.

Për këtë arsye ai ju drejtua me një videomesazh ndjekësve të tij në facebook, duke kritikuar Bashën dhe opozitën se nuk kanë dhënë asnjë kontribut në përballimin e fatkeqësisë së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mesazhi i tij për qytetarët ishte: Mos bini pre e baltës së përditshme!

“Një merak dua ta ndaj me ju, arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita ka qenë thuajse inekzistente në detyrën e saj përjashto daljet rutinë të Lulzim Bashës, të cilin e përshendes dashamirësisht për një vetëpërmbajtje në momentet tejet të vështira për njerëzit ku u përpoq të mos bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë të politikës së tij të përditshme.

Por nuk mund të mos e kritikoj me keqardhje për refuzimin e përsëritur dhe absurd që të japë së bashku me opozitën një dorë në këtë situatë, duyke u ulur në tryezën e bashkëpunimit.

Nuk e di pse refuzon, por di që refuzimin në një situatë të tillë është mungesë e plotë përgjegjësie për të mos thënë një fjalë më shumë. Opozita, hë për hë njerëzit e Lulzim Bashës si fillim, ka nisur të japë shenjat e para të një lufte të egër balte ku mesa duket do të përpiqet dita-ditës për të përdorur gjuhën e baltës për t’ju helmuar dhe mërzitur me gënjeshtra apo gjysëm të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Por kjo është puna e tyre dhe Lulzim Bashës që me siguri do ta marrë shpejt flamurin e asaj lufte. Unë nuk dua të merrem me ta dhe nuk do të merremi me ta, do të përpiqem që edhe njerëzit rreth meje të mos merren me ta.

Të gjithë duhet të merremi me sfidën e jazhtëzakonshme që na ka vënë përpara Zoti apo natyra duke na goditur si s’ka më rëndë, por edhe duke na dhënë mundësi të ringrihemi së bashku përtej politikës, partive dhe vetëvetes. Së bashku do të bëjmë histori.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!