MENU
klinika

Postimi

Rama kërkoi dialog/ PD: Le t’i japim përgjigjen që kërkon!

23.05.2019 - 09:25

Pas letrës publike që kryeministri Rama i drejtoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ardhur reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka ka publikuar thirrjen për protestën kombëtare të së shtunës, e cila pritet të zhvillohet nbazdite në orën 19:00.

‘Le t’i japim përgjigjen që kërkon. Të gjithë bashkë‘, shkruan Paloka.

Kujtojmë që dje kryeministri Edi Rama i dërgoi një letër publike kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik.

Rama i bëri Bashës ftesë të hapur që të ulen pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut, ndërkohë që pranon të diskutojnë edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse deklaron se për 30 qershorin s’ka asnjë fuqi ligjore të negociojë.

Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha tha se “nuk pranon të luajë atë lojë” dhe se PD-ja nuk do të pranojë të bëjë asnjë marrëveshje “djallëzore” në kurriz të shqiptarëve.