MENU
klinika

Detaje të reja

Del ekspertiza/ 26-vjeçari në Peqin u ekzekutua me 27 plumba

14.12.2019 - 21:13

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 26-vjeçarit, Andi Zylyfi një ditë më parë në Peqin. Një person i maskuar ka qëlluar me 27 plumba në drejtim të 26-vjeçarit.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, për pasojë humbi jetën.