MENU
klinika

Genocidi në fokus

“Të kujtojmë historinë… për të ndërtuar”

15.12.2019 - 13:44

      Muzeu Kombëtar i Kosovës, për pesë ditë me radhë i ka lënë vend në hapësirat e tij, mbi 100 fotografive dëshmi të krimeve në Kosovë nga kriminelët serbë. Që nga e marta është bërë hapja e ekspozitës “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, nga doktor Enver Hoxha. Ky i fundit kishte trajtuar shumë raste të të plagosurve në Zonën Operative të Llapit.

Hoxha, thotë se gjatë këtyre ditëve ka qenë interesimi madh i qytetarëve për të parë gjitha këto fotografi të cilat janë shkrepur aso kohe.

“Interesimi ka qenë shumë i madh, duhet veçuar që në kuadër të interesimit, ka qenë numër i madh i ndërkombëtarëve. Ka rastis që nga vendorët, disa i kanë parë familjarët e vet nëpër marshutë të gjitha lëvizjet, disa kanë parë edhe familjarë të masakruar”, thotë ai.

Në hyrje të Muzeut, paralajmërohet hyrja mbi moshën 18 vjeçare, për shkak të pamjeve të rënda të masakrës e cila është bërë gjatë periudhës mars-qershor në Shalë, Llap e Gollak.

Ndonëse Hoxha synimin me këtë ekspozitë e ka pasur të informoi të rinjtë për atë që ka ndodhur në Kosovë, ai thotë se ka pasur me mijëra të interesuar që kanë ardhur për të parë materialet e shfaqura.

Prej të rinjëve ka pasur interesim, sidomos grupmoshat që kanë lindur pas lufte, edhe disa që kanë qenë tri-katër vjeçar gjatë kohës së luftës dhe ata e kanë pasur një përshtypje të veçantë sepse nuk kanë mundur të imagjinojnë se ka ndodhur një ngjarje e tillë ose histori e tillë edhe pse nuk është e vjetër, është e freskët”, thotë ai.

Doktor Enver Hoxha për KosovaPress, thotë se pret që të ketë edhe aktivitete të tjera, ku dokumentohet e faktohet krimi që u bë në Kosovë.

Nuk mendoj as si institucione e as si individë kemi arritur, pasluftës ka qenë një frymë që duhet me harru të kaluarën edhe me vazhdu me rindërtimin edhe me harru jo armiqësinë, se ne nuk kemi pasur armiqësi me serbët, por mbrojtje nga gjenocidi i vazhdueshëm i cili ka qenë në vazhdimësi gjatë shekullit XX. Por një theks i veçantë ka qenë gjatë kohës së Rankoviqit dhe kasapit të Ballkanit, Millosheviqit”, tregon ai.

Enver Hoxha ka edhe shumë materiale të tjera, të cilat i ka ndarë në tri kaptina, si të spitalit ushtarak, të cilat pret që të njëjtat t’i ekspozojë një ditë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe sot deri në orën 16:00.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen