MENU
klinika

Sa përfitoi Partizani

Rekord të ardhurash nga biletat në derbi

15.12.2019 - 14:00

Rekordi natyrisht i takon ndeshjes hapëse ndaj Francës, qoftë për nga numri, qoftë edhe për nga arkëtimet, për shkak se biletat ishin më të shtrenjta.

Por derbi, me mbi 19 mijë spektatorë në stadiumin “Air Albania Stadium”, nuk mbetet pas për nga arkëtimet dhe me siguri do të mbetet rekord deri në një ndeshje të tillë si ajo e së premtes.

Partizani, si organizator i ndeshjes, ka arkëtuar rreth 200 milionë lekë të vjetër nga shitja e biletave. Padyshim, kjo është një shifër rekord dhe e paparë më parë në futbollin shqiptar sa i përket një ndeshjeje.

Futbolli shqiptar ka shumë nevojë në këtë periudhë për përfitime të tilla, për vetë situatën ekonomike që po kalon vendi dhe në përgjithësi futbolli shqiptar që është kapluar nga kriza financiare.

Por, siç është e bërë e ditur edhe nga vetë presidenti Gaz Demi, gjysma e fitimit do të shkojë si dhuratë për familjet e prekura nga tërmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi

Tifozëritë japin spektakël

Derbi, dy parrulla emocionuese për Kosovën