MENU
klinika

S'ka liri për 'Zogun e Tiranës'

Gjykata vendos, Hermes Nikaj arrest me burg

16.12.2019 - 14:23

Hermes Nikaj, i riu që njihet ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, i ndaluar në 24 nëntor 2019 nga policia, është mbyllur në qeli dhe do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në datën 12 dhjetor gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Nikaj, dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur m të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit “Autostrada”.

Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje.

Nikaj u mbrojt përpara gjyqtares Demiraj, se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujdo. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.

Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si “Zogu i Tiranës” kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër biznesmenit A.Gjini. Avokati pohoi se tashmë ky vendim është apeluar në gjykatën e Apelit Tiranë, ku është kërkuar lirimi i Nikaj nga qelia. “…nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…” -deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Ndërkohë për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave.

Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion. Ndërkohë në 27 nëntor 2019 për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave.

Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshimet për shfrytëzim vajzash

Prostitucion dhe eskorta, shoqërohet Hermes Nikaj