Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishte pjesëmarrës një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Çekisë, Andrei Babish, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacioni të qeverisë së Maqedonisë në Çeki.
“Që nga marsi i këtij viti, deri në vizitën time sot, ka pasur 5 vizita si nga zyrtarë të lartë të Maqedonisë dhe Çekisë në të dyja vendet. Kjo flet mjaft për marrëdhëniet e shkëlqyera politike, lidhjet miqësore midis dy vendeve tona”– tha Zaevi.
Ai shtoi se Republika e Çekisë është një nga mbështetësit më të rëndësishëm dhe këmbëngulës të Maqedonisë së Veriut në integrimin në BE dhe NATO.
Republika e Çekisë, së bashku me Austrinë dhe Italinë, ishte vendi lider dhe nismëtar pas të cilave u rreshtuan 15 vendet anëtare të BE-së dhe me një letër drejtuar Komisionit Evropian bëri thirrje për përmirësimin e efikasitetit të procesit të pranimit.
“Këto janë vetëm disa nga gjestet e mëdha miqësore të Çekisë për Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i vazhdueshëm për ta mbajtur çështjen e zgjerimit të dukshme dhe lartë në agjendën e BE-së pas Këshillit të BE-së në tetor.
Ne sinqerisht shpresojmë se ky presion do të sjellë rezultate dhe se vendimi për të filluar negociatat e pranimit me vendin tonë në të ardhmen e afërt do të arrijë shumë shpejt”– tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Babish theksoi se Republika e Çekisë do të vazhdojë të mbështesë aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se vendi i tij vazhdon të këmbëngulë që kjo çështje të përfundojë me një rezultat pozitiv deri në mars të vitit të ardhshëm.