MENU
klinika

'Çalon' TVSH-ja

Mungesë të ardhurash/ Nuk ka bonus për pensionistët

18.12.2019 - 14:43

Përfundimi i sesionit parlamentar për vitin 2019, shuan edhe shpresat e pensionistëve dhe familjeve në nevojë lidhur me shpërblimin e fundvitit.

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë vendosur të mos bëjnë një akt normativ të dytë për rishikimin e buxhetit, pasi mungesa e të ardhurave i penalizon. Nuk do të ketë rishikim buxheti në një situatë të tillë dhe nuk ka më kohë për të bërë ndërhyrje në buxhet.

Arsye kryesore është mungesa e të ardhurave, sipas burimeve mosrealizimi i planit i pafavorizuar edhe nga tërmeti i 26 nëntorit çoi në mos rishikim të buxhetit aktual në këtë drejtim.

Ndërkohë më herët Ministrja Denaj pati deklaruar se vendimi merret në javën e parë të dhjetorit sapo të jenë marrë të dhënat e 11 mujorit për ecurinë ekonomike.

Ndërkohë këtë të mërkurë është publikuar raporti i Treguesve Fiskal për 11 muajit e këtij viti ku përsëri ajo që bie në sy është mosrealizimi i të ardhurat dhe pesha më e madhe e mbajnë të ardhurat tatimore e konkretisht të ardhurat nga TVSH referuar këtyre të dhënave zyrtare të ardhurat në 11 muaj arritën në 421.6 miliardë lekë ku realizimi i planit ishte 86%.

Ndërsa nga kategoria e të ardhurave tatimore u mblodhën 394.6 miliardë lekë ose 53 miliardë më pak se plani dhe realizimi i tyre ka qenë në nivelin e 88%. Zëri i të ardhurave nga TVSH, në 11 mujor ka arritur në nivelin e 125 miliardë lekë nga 130 miliardë që u mblodhën në vitin 2018.

Plani i të ardhurave nuk është realizuar pothuajse në asnjë muaj të këtij viti, dje diferenca më e madhe ka qenë tek zëri i TVSH. Edhe pse ka pasur një aksion të vazhdueshëm anti-informalitet, mesa duket nuk ka qenë i mjaftueshëm për të përmirësuar të ardhurat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borxhi i sigurimeve të papaguara

Çfarë po i rrezikon pensionet?